Një e mitur në Drenas ka raportuar se është sulmuar seksualisht.
Sipas raportit policor, viktima më 24 nëntor ishte raportuar si person i zhdukur, e një ditë më vonë është paraqitur në stacionin policor, në prezencë të zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale dhe mbrojtësit të viktimave, ka deklaruar se ishte sulmuar seksualisht nga një i dyshuar.
I dyshuari është arrestuar e me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti po hetohet nga Policia.







