Ka vdekur në QKUK ku ishte duke u trajtuar e mitura që ishte lënduar në një aksident trafiku në Gjakovë më 27 tetor.
Policia e Kosovës ka njoftuar se ajo ka vdekur më 24 nëntor.
“Më 24.11.2026 është raportuar se e lënduara femër-fëmijë e cila ka qenë duke u trajtuar në QKUK, ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilës e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë
Në aksidentin e ndodhur më 27 tetor në rrugën “Tirana” në Gjakovë, ishin përfshirë dy automjete njëri me targa të Shqipërisë ngasës i dyshuari mashkull i Shqipërisë dhe tjetri me targa vendore drejtues mashkull kosovar.
Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kishin pësuar pesë persona: tre femra dhe dy meshkuj-njëri i dyshuari i cili pas tretmanit mjekësor ishte dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët kanë pranuar tretman







