TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Berisha: Jemi në prag të një fitoreje mbarëshqiptare, qeveria po përballet me pakënaqësi në rritje

by teve1
17 minuta ago
0
A A
SPAK i dërgon fletëthirrje Sali Berishës

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, gjatë “Foltores së Ripërtëritjes” në Durrës, u ndal edhe te protestat qytetare dhe studentore të muajve të fundit, duke i cilësuar ato si shprehje të pakënaqësisë ndaj qeverisjes aktuale.

Sipas tij, protestat masive të zhvilluara në fillim të verës treguan një nivel të lartë reagimi qytetar ndaj situatës politike dhe ekonomike në vend.

“Shqiptarët u ngritën në mënyrën më të fuqishme për të shprehur pakënaqësinë e tyre. Edhe pse ajo lëvizje nuk arriti objektivin që i kishte vendosur vetes, ajo e vendosi qeverinë përballë kritikave të forta brenda dhe jashtë vendit”, u shpreh Berisha.

Kreu i opozitës tha se më pas kësaj vale protestash i është bashkuar edhe lëvizja studentore, të cilën e cilësoi si një zhvillim të rëndësishëm në jetën publike të vendit.

“Duke parë zhvillimet e fundit, ne jemi në një moment sfidues, por njëkohësisht edhe shpresëdhënës. Besoj se jemi në prag të një fitoreje të vërtetë mbarëshqiptare dhe se qytetarët do të vendosin me votën e tyre për të ardhmen e vendit”, deklaroi ai.

Berisha akuzoi qeverinë për keqmenaxhim dhe korrupsion, duke argumentuar se këto fenomene po ndikojnë negativisht në zhvillimin e vendit dhe në proceset integruese.

Duke folur për Durrësin, ai kritikoi zhvillimin urbanistik të viteve të fundit dhe kërkoi më shumë përgjegjësi institucionale për mënyrën e administrimit të territorit.

Në vijim të fjalës së tij, Berisha solli edhe një episod nga një takim me një zyrtar europian vite më parë, për të ilustruar, sipas tij, shqetësimet që kanë ekzistuar ndër vite për fenomenet e korrupsionit dhe ndikimin e tyre në qeverisje.

“Ne kemi qëndruar të palëkundur sepse besojmë tek ato që i konsiderojmë të vërteta. Sot sfida kryesore mbetet ndërtimi i institucioneve më të forta dhe garantimi i një qeverisjeje që u shërben qytetarëve”, tha Berisha./rtsh.al/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vrau bashkëshorten para syve të katër fëmijëve, 41-vjeçari shqiptar dënohet me burgim të përjetshëm në Greqi

Vrau bashkëshorten para syve të katër fëmijëve, 41-vjeçari shqiptar dënohet me burgim të përjetshëm në Greqi

Rrëzohet gjatë stërvitjes helikopteri ushtarak në Turqi, humbin jetën pesë ushtarë

Rrëzohet gjatë stërvitjes helikopteri ushtarak në Turqi, humbin jetën pesë ushtarë

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

Qytetarët vendosin vetë mbishkrimin shqip në parkun “Oaza” të Butelit

Qytetarët vendosin vetë mbishkrimin shqip në parkun “Oaza” të Butelit

Spahiu: Me ligjin për Specialen, Kurti rrezikon edhe vetë të përfundojë në Hagë

Spahiu: Me ligjin për Specialen, Kurti rrezikon edhe vetë të përfundojë në Hagë

SPAK i dërgon fletëthirrje Sali Berishës

Berisha: Jemi në prag të një fitoreje mbarëshqiptare, qeveria po përballet me pakënaqësi në rritje

Samsung vjen me një surprizë së shpejti

Samsung vjen me një surprizë së shpejti

Haxhiu: Nëntori është muaji i historisë sonë, kjo festë na bashkon dhe na mban të fortë

Haxhiu: Nëntori është muaji i historisë sonë, kjo festë na bashkon dhe na mban të fortë

Napoli i merr pikë Cityt në “Etihad”

Napoli i merr pikë Cityt në “Etihad”

Emisioni “Info Nata” 24.11.2026

Emisioni “Info Nata” 24.11.2026

Reali me fitore të thellë ndaj PSV

Reali me fitore të thellë ndaj PSV

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën