Skuadra e Interit ka konfirmuar lëndimin e mesfushorit Hakan Calhanoglu, i cili do të mungojë të paktën tri javë.
Calhanoglu dëmtoi muskulin e kofshës së djathtë në ndeshjen e fundit ndaj Atalantas, në të cilën Interi barazoi 4:4.
Shkaku i lëndimit, mesfushori turk pritet ti mungojë Interit në shtatë ndeshjet e ardhshme në të gjitha garat për t’u kthyer para finales të Superkupës së Italisë.
Interi përballet me Lazion në ndeshjen finale të Superkupës që zhvillohet më 22 dhjetor dhe Calhanoglu pritet të jetë plotësisht gati për këtë përballje.
32-vjeçari në sezonin aktual ka shënuar 3 gola në 14 ndeshje të luajtura në të gjitha garat me fanellën e Interit.










