TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kusari-Lila në Frankfurt: Investimet e huaja në Kosovë kalojnë për herë të parë 1 miliard euro

by Tëvë1
16 minuta ago
0
A A
Kusari-Lila në Frankfurt: Investimet e huaja në Kosovë kalojnë për herë të parë 1 miliard euro

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka prezantuar potencialin ekonomik të Kosovës në edicionin e 11-të të Investment Management Exhibition (IME 2026), që po mbahet në Frankfurt të Gjermanisë.

Gjatë prezantimit para përfaqësuesve të institucioneve, qeverive dhe investitorëve ndërkombëtarë, Kusari-Lila ka theksuar se Kosova po shënon rritje të investimeve të huaja direkte, të cilat për herë të parë kanë kaluar vlerën prej 1 miliard eurosh.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka bërë të ditur se vendi ka mbi 53 mijë biznese aktive dhe 426 mijë vende pune të regjistruara, ndërsa sektori i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK) realizon rreth 400 milionë euro eksporte.

“Kosova është një ekonomi në zhvillim e orientuar kah e ardhmja evropiane, e gatshme të shkruajë kapitullin e radhës të rritjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm”, ka shkruar Kusari-Lila.

Ajo ka theksuar se prioritetet strategjike të ministrisë përfshijnë fuqizimin e prodhimit vendor, zhvillimin e energjisë së ripërtëritshme dhe rritjen e eksporteve.

Sipas saj, Kosova paraqet mundësi për investitorët e huaj përmes fuqisë punëtore të re dhe të kualifikuar, stabilitetit dhe kushteve konkurruese fiskale, përfshirë tatimin në fitim prej 10 për qind dhe mundësinë e pronësisë 100 për qind të huaj.

Ministrja ka vënë në pah edhe partneritetin ekonomik me Gjermaninë, duke bërë të ditur se rreth 200 kompani me kapital gjerman operojnë në Kosovë.

Ajo ka theksuar se pjesëmarrja në panairin në Frankfurt vjen si vazhdimësi e angazhimeve për tërheqjen e investimeve të reja, krijimin e partneriteteve dhe integrimin e bizneseve kosovare në zinxhirët evropianë të vlerës.

“Kosova është e hapur për biznes, e gatshme për partneritete afatgjata dhe e vendosur të jetë pjesë aktive e së ardhmes ekonomike të Evropës”, ka përfunduar Kusari-Lila.

Tags: Mimoza Kusari - LilamintiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Dosja e Prokurorisë për Endrit Azemin që mashtroi se kishte leukemi: U kthye në Kosovë kur iu bllokuan llogaritë bankare

Dosja e Prokurorisë për Endrit Azemin që mashtroi se kishte leukemi: U kthye në Kosovë kur iu bllokuan llogaritë bankare

Shtatë raste të reja me fruth në Kosovë, numri total shkon në 172

45 raste të reja brenda një jave, fruthi prek tashmë 26 komuna të Kosovës

Hoti takohet me ministrin kroat, dakordohen për bashkëpunim për çështjen e personave të zhdukur

Hoti takohet me ministrin kroat, dakordohen për bashkëpunim për çështjen e personave të zhdukur

Bastiset një lokal dhe një banesë në Prishtinë, arrestohen dy persona

Gjashtë kandidatë në garë për drejtor të Policisë së Kosovës

Dosja e Prokurorisë për Endrit Azemin që mashtroi se kishte leukemi: U kthye në Kosovë kur iu bllokuan llogaritë bankare

Dosja e Prokurorisë për Endrit Azemin që mashtroi se kishte leukemi: U kthye në Kosovë kur iu bllokuan llogaritë bankare

Kusari-Lila në Frankfurt: Investimet e huaja në Kosovë kalojnë për herë të parë 1 miliard euro

Kusari-Lila në Frankfurt: Investimet e huaja në Kosovë kalojnë për herë të parë 1 miliard euro

Sulmet izraelite vrasin të paktën tre persona në Gaza, përfshirë një punonjës të OKB-së

Sulmet izraelite vrasin të paktën tre persona në Gaza, përfshirë një punonjës të OKB-së

Shtatë raste të reja me fruth në Kosovë, numri total shkon në 172

45 raste të reja brenda një jave, fruthi prek tashmë 26 komuna të Kosovës

Hoti takohet me ministrin kroat, dakordohen për bashkëpunim për çështjen e personave të zhdukur

Hoti takohet me ministrin kroat, dakordohen për bashkëpunim për çështjen e personave të zhdukur

Evakuohen 12 mijë persona nga një koncert në Angli pas lëshimit të një substance të panjohur

Evakuohen 12 mijë persona nga një koncert në Angli pas lëshimit të një substance të panjohur

Bastiset një lokal dhe një banesë në Prishtinë, arrestohen dy persona

Gjashtë kandidatë në garë për drejtor të Policisë së Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën