Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri me gjashtë fishekë në veturën e një perosni në Skenderaj.
Arma është gjetur pas kontrollit në një veturë.
I dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor, ku pas intervistimit me urdhër të prokurorit të shtetit është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale -Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve./teve1.info/







