TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rënie e temperaturave gjatë javës, në mëngjes deri në -8 gradë celsius

by tëvë1
28 sekonda ago
0
A A
Rënie e temperaturave gjatë javës, në mëngjes deri në -8 gradë celsius

Gjatë javës së ardhshme moti do të jetë i ndryshueshëm  dhe me rënie të temperaturave minimale.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, zonat malore dhe në viset me lartësi më të mëdha mbidetare parashihen edhe reshje bore, ndërsa temperaturat do të pësojnë luhatje të theksuara gjatë kësaj periudhe.

Sipas parashikimit meteorologjik, dita e hënë do të karakterizohet nga mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, ndërsa në viset e larta priten reshje shiu dhe bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 5 gradë Celsius, kurse ato maksimale nga 6 deri në 9 gradë.

Të martën pritet mot me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell.

Gjatë orëve të mëngjesit parashihen ngrica dhe mjegull në disa zona, ndërsa temperaturat minimale do të zbresin nga -5 deri në -3 gradë Celsius. Temperaturat maksimale do të arrijnë nga 3 deri në 6 gradë.

Edhe dita e mërkurë do të sjellë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, të cilat vende-vende mund të kushtëzojnë riga të dobëta shiu. Në mëngjes do të ketë ngrica, ndërsa temperaturat minimale pritet të zbresin nga -8 deri në -3 gradë Celsius.

Të enjten pritet rikthim i motit kryesisht të vranët, me mundësi për reshje të herëpashershme shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 5 deri në 8 gradë. Era do të fryjë nga drejtimi i jugperëndimit, me shpejtësi 1–6 m/s.

Ndërkaq, të premten moti do të mbetet kryesisht i vranët dhe me kushte për reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 5 gradë Celsius, kurse ato maksimale nga 6 deri në 9 gradë. Era do të vazhdojë të fryjë nga jugperëndimi, me shpejtësi 1–6 m/s.

Nga aspekti termik, rënia më e theksuar e temperaturave pritet në mesin e javës, veçanërisht të mërkurën, kur temperaturat minimale mund të zbresin deri në -8 gradë Celsius. Këto kushte do të favorizojnë paraqitjen e ngricave të mëngjesit, sidomos në zonat e ulëta dhe luginore. Po ashtu, në kushte të lagështisë së shtuar mund të paraqitet mjegull, duke shkaktuar zvogëlim të përkohshëm të dukshmërisë.

Dallime të kushteve termike pritet të ketë edhe ndërmjet rajoneve të Kosovës, varësisht nga lartësia mbidetare dhe konfiguracioni i relievit. Zonat malore do të karakterizohen nga temperatura më të ulëta, ndërsa disa pjesë të Rrafshit të Dukagjinit mund të kenë kushte relativisht më të buta.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti në Manastir, pritet nga Sali

Kurti në Manastir, pritet nga Sali

Kurti takohet me Kasamin e Mexhitin, diskutojnë për projektet infrastrukturore që lidhin dy shtetet

Kurti takohet me Kasamin e Mexhitin, diskutojnë për projektet infrastrukturore që lidhin dy shtetet

Shqipëria rikthen rezervistët

Shqipëria rikthen rezervistët

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet së grumbulloi mijëra euro duke mashtruar se është i sëmurë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën