Pacientët që po marrin trajtim në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) kanë shprehur pakënaqësi me gjendjen dhe kushtet në këtë klinikë.
Përmes disa videove të dërguara në Tëvë1, ata ankohen për papastërtinë në ambientet e klinikës, dyshemetë e papastra dhe gjendjen e keqe të tualeteve, duke ngritur shqetësime për kushtet higjienike në hapësirat ku po marrin shërbime shëndetësore.
Sipas pacientëve, këto kushte ua vështirësojnë qëndrimin gjatë trajtimit.
Tëvë1 ka tentuar gjatë ditës të marrë një prononcim nga Mirlinda Gashi, zëdhënëse e QKUK-së, lidhur me ankesat e pacientëve, mirëpo ajo nuk ka qenë e qasshme në telefon.







