Vizita katërditore e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në Kosovë ka marrë vëmendje edhe nga familjarët e ish-presidentit Hashim Thaçi.
Endrit Thaçi, djali i Hashim Thaçit, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar një fotografi të Jakup Krasniqit.
Fotografinë ai e ka shoqëruar me mbishkrimin: “Përshëndetja më e bukur që na e bëri sot”.
Jakup Krasniqi qëndroi për katër ditë në Kosovë, vizitë kjo që iu mundësua nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë për arsye humanitare.
Pas përfundimit të vizitës, sot, pas orës 12:00, Krasniqi është nisur për t’u kthyer në Hagë.









