Skitarja italiane që përfaqëson Shqipërinë, Lara Colturi, ka shënuar sukses historik.
20-vjeçarja e talentuar e ka fituar medaljen e artë në Kupën e Botës në skijim alpin, në garën e sllallomit. Është triumfi i parë i Shqipërisë.
Gara e tretë e sezonit të shtunën u mbajt në Gurgl të Austrisë.
Colturi pas dy lëshimeve e pati kohën 1 minutë, 45 sekonda e 47 të qindtat.
Me 27 të qindtat e sekondës në pozitën e dytë, garën e mbylli Sara Hector e Suedisë.
Vendin e tretë në podium me 30 të qindtat e sekondës më e ngadaltë se skitarja e Shqipërisë, përfundoi skitarja tjetër e Suedisë, Anna Sëenn Larsson.
Colturi në dy garat e para të sezonit e zuri vendin e dytë, në sllallomi të madh në Solden të Austrisë dhe në sllallom, në Levi të Finlandës.
Colturi tani i prin e vetme listës së renditjes së përgjithshme të skitareve.
Në pozitën e parë i ka 260 pikë. E dyta është Emma Aicher e Gjermanisë me 192 pikë, ndërsa Sara Hector e Suedisë i ka 150 pikë në vendin e tretë.
“Nuk mundem me të vërtetë të marr frymë tani. Faleminderit të gjithëve, familjes time, vëllait, stafit tim. Kemi punuar shumë për të arritur këtu. Dhe jemi në drejtimin e duhur”, ka deklaruar Lara Colturi pas garës për “FIS”.
Gara e radhës për skitaret do të jetë në Killington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Skitaret do të garojnë në sllallom të madh.
Colturi është vajza e kampiones Olimpike të vitit 2002 për Italinë në “Super-G”, Daniela Ceccarelli.
Në garën e sllallomit, ekipi i Austrisë e ka pësuar rezultatin më të dobët në vendin e vet, në Gurgl.
Asnjë skitare austriake nuk arriti në 30 më të mirat në renditje. Kjo u ka ndodhur austriakeve për herën e parë në 29 vjet.
Ishte rezultati më i dobët i skitareve austriake që prej 23 nëntorit të vitit 1997 në “Park City”.
Première victoire en Coupe du monde pour Lara Colturi ! À 20 ans, l’Albanaise remporte le slalom de Gurgl devant Sara Hector et Anna Swenn-Larsson 👑
La saison des sports d’hiver est à suivre sur Eurosport et HBO Max https://t.co/sE3qlSIfsi
— Eurosport France (@Eurosport_FR) November 21, 2026








