Një person është gjetur pa vetëdije, ku më pas është konstatuar vdekja në vendin e tij të punës në një fermën për kultivimin e peshqve
Për rastin ka njoftuar Policia e Kosovës.
“Sot, më 21.11.2026, rreth orës 07:00, është gjetur një person pa vetëdije në vendin e tij të punës në Istog, në një fermë për kultivimin e peshqve. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe ekipi emergjent, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës, mashkull i moshës madhore”, ka thënë Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës.
Ai ka thënë se pas konsultimit me prokurorin i cili ka dalë në vend të ngjarjes është iniciuar rasti si “Hetim i vdekjes” dhe turpi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Po ashtu në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Prokurori i Shtetit në konsultimit me të cilin është iniciuar rast “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë dërgohet në IML. Hetimet janë duke vazhduar me qëllim të ndriçimit dhe zbardhjes së plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë Elezaj.







