Një shtetas i Turqisë është arrestuar në Aeroportin e Prishtinës, “Adem Jashari” për falsifikim të dokumenteve
Sipas Policisë së Kosovës ai në pamortën e Turqisë kishte pasur një vizitë të Estonisë e cila dyshohet se është falsifikuar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë, për shkak se brenda në aeroport në shkuarje, te kontrolli i dokumenteve, ka prezantuar pasaportën Turke në të cilën kishte pasur të vendosur një vizë të Estonisë e cila dyshohet të jetë e falsifikuar”, thuhet në raportin 24-orësh.
Nga i dyshuari është konfiskuar dokumenti për procedura hetimore, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./teve1.info/







