Naim Hajra ka kritikuar veprimet e Partisë Demokratike të Kosovës lidhur me ndryshimet e propozuara në Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke thënë se është e turpshme nëse kjo çështje shfrytëzohet për poena politikë.
“Cështja rreth këtij ligji është ose padituri ose poshtërsi”, ka deklaruar Hajra për emisionin “InfoNata” në Tëvë1.
Tutje, Hajra ka përmendur edhe protestat e organizuara lidhur me këtë çështje, duke thënë se reagimet qytetare ndaj saj tashmë janë të njohura.
“Është e turpshme nëse shfrytëzohet për poena politikë nga dikush. Dihet se janë bërë edhe protesta për çështjen në fjalë”, ka deklaruar Naim Hajra.
PDK-ja kishte iniciuar ndryshimet në Ligjin për Specialen, të cilat Kuvendi i Kosovës i miratoi në lexim të parë më 5 tetor. Ndryshimet e propozuara përfshinin kufizimin e juridiksionit të Gjykatës, uljen e dënimit maksimal në 15 vjet burgim dhe mundësinë që dënimet të mbahen në Kosovë.
Megjithatë, më 22 tetor, presidentja Justina Shiroka-Pula e riktheu ligjin në Kuvend për rishqyrtim, pas kërkesës së vetë PDK-së për shqyrtimin e dispozitave që lidhen me juridiksionin dhe mandatin e Gjykatës në Hagë.







