Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend.
Haliti ka komentuar zgjedhjen e presidentes dhe miratimin e ligjit për Gjykatën Speciale, Ha duke thënë se këto zhvillime kanë ndikuar në tejkalimin e situatës së krijuar politike.
“Për shkak të situatës së krijuar, edhe u votua ligji, edhe presidentja u zgjodh dhe tani duhet të ecim përpara, të shohim çfarë mund të bëjmë”, ka deklaruar Haliti gjatë emisionit “Këndi i Debatit” në Tëvë1.
I pyetur nëse PDK-ja kishte interes që të shmangeshin zgjedhjet, Haliti ka thënë se nuk mund të flasë për interesat personale të anëtarëve të partisë, por për interesat e PDK-së dhe të Kosovës.
“Unë nuk di interesat personale të askujt. Mund të flas për partinë, për interesat e Kosovës dhe të Partisë Demokratike”, është shprehur ai.
Ai ka komentuar edhe ndikimin e deklarimeve të prokurorit dhe raportimeve në media lidhur me emra që mund të jenë pjesë e hetimeve të mëtejshme.
“Deklarimi i prokurorit lidhur me disa emra që mund të ketë hetime të mëtejshme, si dhe raportimet e mediave, i kanë dhënë pak më shumë karburant protestës”, ka thënë Haliti.




