TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti i bën thirrje Zelenskyt ta njohë Kosovën: Krimea është Ukrainë, Kosova është Kosovë

by Teve1
9 minuta ago
0
A A
Kurti i bën thirrje Zelenskyt ta njohë Kosovën: Krimea është Ukrainë, Kosova është Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i bëri thirrje presidentit të Ukrainës , Volodymyr Zelensky, për njohje të pavarësinë e Kosovës. Ai theksoi se rasti i saj është thelbësisht i ndryshëm nga aneksimi i Krimesë nga Rusia, duke shtuar se një njohje e tillë do ta demaskonte blofin e presidentit rus, Vladimir Putin, i cili e përdor Kosovën për të justifikuar aneksimin e Krimesë.

Kurti në një opinion për median ukrainase “Kyiv Post” kritikoi qëndrimin e deritanishëm të Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës, duke rikujtuar se Zelensky e kishte përsëritur këtë qëndrim gjatë një deklarimi në Beograd në gusht të këtij viti.

Ai rikujtoi se Kosova e ka mbështetur vazhdimisht Ukrainën përballë agresionit rus, duke dënuar sulmet e Moskës, duke u rreshtuar me sanksionet e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, si dhe duke ofruar strehim për gazetarët ukrainas dhe ndihmë e trajnime ushtarake.

“Në gushtin e kaluar, presidenti Volodymyr Zelensky deklaroi se qëndrimi i Ukrainës ndaj Kosovës, përkatësisht mosnjohja e saj, mbetet i pandryshuar. Ajo që ra në sy ishte fakti se kjo deklaratë u bë në Beograd, kryeqytetin e Serbisë, një prej aleatëve më të afërt të Rusisë. Kosova, nga ana tjetër, e ka ruajtur edhe qëndrimin e saj ndaj Ukrainës: atë të mbështetjes. Ne e kemi dënuar agresionin e Moskës, jemi rreshtuar me sanksionet e SHBA-së dhe Bashkimit Evropian, kemi strehuar gazetarë ukrainas dhe kemi kontribuar me ndihmë dhe trajnime ushtarake”, shkroi Kurti.

Kurti ka kundërshtuar pretendimet e presidentit rus, Vladimir Putin, i cili e përdor rastin e Kosovës për të justifikuar aneksimin e Krimesë. Sipas tij, një krahasim i tillë synon ta diskreditojë Perëndimin dhe t’i paraqesë rastet krejtësisht të ndryshme si të barasvlershme.

“Gabimi qëndron në trajtimin e të gjitha pretendimeve për vetëvendosje sikur të ishin të këmbyeshme nga pikëpamja juridike dhe politike. Ato nuk janë të tilla. Njohja e Kosovës nuk krijon një rregull automatik për çdo kontest tjetër territorial. Secili rast duhet të vlerësohet mbi bazën e historisë së vet, fakteve të veta dhe, çka është thelbësore, veprimeve konkrete të shteteve të përfshira”.

Ai ka argumentuar se pavarësia e Kosovës ishte rezultat i një procesi të gjatë, që përfshiu shtypjen e shqiptarëve, luftën, spastrimin etnik, ndërhyrjen e NATO-s dhe negociatat ndërkombëtare. Në këtë kontekst, ka rikujtuar edhe opinionin këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të vitit 2010, sipas të cilit shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk e kishte shkelur të drejtën ndërkombëtare. Duke u nisur nga këto premisa, Kurti ka thënë se njohja e Kosovës nga Ukraina do të nënkuptonte demaskimin e blofit të Putinit.

“Njohja do ta hidhte poshtë pretendimin e Putinit se Kosova është dëshmi se demokracitë perëndimore nuk respektojnë ligjin. Ajo do ta refuzonte përpjekjen e tij për t’i futur rastet e ndryshme në të njëjtin kallëp, për t’i shërbyer një argumenti të leverdishëm për të”.

Kurti ka theksuar se ndryshimi i kufijve përmes forcës ushtarake nuk mund të barazohet me vetëvendosjen e një populli. Kjo ka rëndësi, siç shkruan Kurti, jo vetën për Ukrainën, por për çdo vend që heziton ta njohë Kosovën për kontestet e veta territoriale.

“Ndryshimi i kufijve përmes tankeve të një fuqie të madhe nuk është i njëjtë me një status të arritur pas një lufte çlirimtare, administrimi ndërkombëtar dhe diplomacie. Pushtimi nuk është vetëvendosje. Aneksimi nuk është pavarësi. Kutitë e votimit në referendum nuk duhet të barten nga ushtarët e një shteti fqinj, ashtu siç bënë ushtarët rusë në Krime. Vetëvendosja është e drejtë e një populli për të vendosur për veten, një akt çlirimi në kërkim të barazisë dhe lirisë, demokracisë emancipuese dhe pavarësisë së vërtetë, e jo zgjerim apo shtrirje e një shteti tjetër në funksion të ambicieve të tij hegjemoniste. Kjo ka rëndësi jo vetëm për Ukrainën, por për çdo vend që heziton ta njohë Kosovën nga frika se çfarë mund të nënkuptojë kjo për kontestet e veta territoriale”.

Sipas Kurtit, njohja e Kosovës nga Ukraina nuk do të ishte një favor ndaj Kosovës, por një veprim në mbështetje të rendit ndërkombëtar që vetë Ukraina po e mbron përballë agresionit rus.

“Presidenti Zelensky duhet ta njohë Kosovën jo si një favor ndaj nesh, por sepse një veprim i tillë do ta forconte pikërisht rendin ndërkombëtar që Ukraina ka kaluar vite duke e mbrojtur; një rend në të cilin historia nuk është licencë për pushtim, kufijtë nuk ndryshohen me forcë dhe shteteve të vogla nuk u mohohet e ardhmja nga shtetet më të mëdha”.

Ai ka vlerësuar se të dyja vendet kanë orientim të përbashkët drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe NATO, ndërsa njohja e Kosovës do ta forconte këtë perspektivë.

“Krimea është Ukrainë. Dhe Kosova është Kosovë”, shkroi Kurti.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shahini: Mbi 7 miliardë euro remitanca nga diaspora, vetëm 2% orientohen në prodhim

Shahini: Mbi 7 miliardë euro remitanca nga diaspora, vetëm 2% orientohen në prodhim

Halilaj: Projektbuxheti i vitit 2027 është nuk garanton zhvillim ekonomik

Halilaj: Projektbuxheti i vitit 2027 është nuk garanton zhvillim ekonomik

Hyrja e raketave dhe dronit rus në hapësirën ajrore të Polonisë, shefi i NATO-s në Varshavë: Diskutojmë se si do të përgjigjemi

Hyrja e raketave dhe dronit rus në hapësirën ajrore të Polonisë, shefi i NATO-s në Varshavë: Diskutojmë se si do të përgjigjemi

​Përplasje në protestën në Tiranë, policia zhvendos protestuesit për të lejuar qarkullimin në Bulevard

Vrasja e Arlinda Zekajt, tre zyrtarë intervistohen në Komisionin Hetimor Parlamentar

Vrasja e Arlinda Zekajt, tre zyrtarë intervistohen në Komisionin Hetimor Parlamentar

Stuhia e erës përfshin Kosovën, raportohen dëme në disa komuna

Stuhia e erës përfshin Kosovën, raportohen dëme në disa komuna

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën