TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Detaje të reja nga vrasja në Suharekë – Rrahman Hoti vrau Sylë Dakajn me armë me leje

by Tëvë1
9 minuta ago
0
A A
Detaje të reja nga vrasja në Suharekë – Rrahman Hoti vrau Sylë Dakajn me armë me leje

Gjykata Themelore e Prizrenit ia ka caktuar një muaj paraburgim Rrahman Hotit, si i dyshuar për vrasjen e Sylë Dakajt, në parkingun e një qendre tregtare në Suharekë.

Përveç veprës penale të vrasjes, Hoti është duke u ndjekur edhe për “posedim të paautorizuar të armëve”.

Megjithatë, siç merr vesh TËVË1 përmes disa burimeve, Rrahman Hoti vrasjen e kreu me një armë me leje.

Siç ka mësuar TËVË1, Hoti kishte leje nga shteti që armën e llojit ”Sig Sauer” modeli P320 kalibër: 9mm x 19, ta përdorte vetëm për qëllime shenjëtarie.

Rrahman Hotit iu lëshua leja për armë, përkundër që i njëjti ishte person i njohur për organet e rendit.

Para disa vitesh, Hoti u dëbua nga Zvicra, shtet në të cilin për 19 vite e vuajti dënimin me burgim, pas vrasjes së bashkëshortes.

Për çështjen e lëshimit të lejes për armë, TËVË1 ka dërguar pyetje edhe në ministrinë e punëve të brendshme, mirëpo deri më tani nuk ka pranuar përgjigje.

Armën e llojit “Sig Sauer”, Hoti këtë armë e kishte me vete edhe mesditën e 18 nëntorit, kur e kreu vrasjen e rëndë.

Sipas dosjes së Prokurorisë, Hoti e vrau Dakajn pas një mosmarrëveshjeje lidhur me parkimin e automjeteve, dhe ka vënë në rrezik edhe jetën e bashkëshortes së viktimës dhe vajzës së tyre të mitur.

I pandehuri ka shtënë disa herë me armën e zjarrit të llojit “Sig Sauer” në drejtim të viktimës, fillimisht përmes xhamit të automjetit dhe më pas duke vazhduar të gjuaj me armë në drejtim të tij, edhe pasi kishte hapur dyert e automjetit, duke e qëlluar në pjesë të ndryshme të trupit.

Si pasojë e plagëve, viktima, pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore në QKMF në Suharekë, është dërguar për trajtim të mëtejmë në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku nga ana e mjekëve është konstatuar vdekja e tij.

Pas kryerjes së veprës, i pandehuri është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa më pas është lokalizuar dhe arrestuar nga Policia e Kosovës.

Gjatë kontrollit të automjetit të të pandehurit, policia ka gjetur dhe sekuestruar armën e dyshuar si mjet të kryerjes së veprës penale, së bashku me dy karikatorë dhe 24 fishekë. Ndërsa, gjatë kontrollit të banesës së tij, janë gjetur dhe sekuestruar edhe 47 fishekë të tjerë.

Tags: suhareksyle dakajTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Drançolli intervistohet nga Komisioni Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt: Rasti u diskutua sikur të tjerët

Drançolli intervistohet nga Komisioni Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt: Rasti u diskutua sikur të tjerët

Nagavci: Kuvendi miratoi në lexim të parë Buxhetin 2027 prej 4.27 miliardë eurosh

Nagavci: Kuvendi miratoi në lexim të parë Buxhetin 2027 prej 4.27 miliardë eurosh

Haxhiu prezanton projektplanin për agjendën parlamentare për çështje të grave dhe barazi gjinore

Haxhiu prezanton projektplanin për agjendën parlamentare për çështje të grave dhe barazi gjinore

​Mungesa e mbledhjeve të rregullta po e pamundëson shqyrtimin e ankesave të qytetarëve

​Mungesa e mbledhjeve të rregullta po e pamundëson shqyrtimin e ankesave të qytetarëve

Detaje të reja nga vrasja në Suharekë – Rrahman Hoti vrau Sylë Dakajn me armë me leje

Detaje të reja nga vrasja në Suharekë – Rrahman Hoti vrau Sylë Dakajn me armë me leje

Drançolli intervistohet nga Komisioni Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt: Rasti u diskutua sikur të tjerët

Drançolli intervistohet nga Komisioni Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt: Rasti u diskutua sikur të tjerët

Sulmet ruse në Ukrainë vrasin të paktën 8 persona, dëmtojnë ura në Kiev

Sulmet ruse në Ukrainë vrasin të paktën 8 persona, dëmtojnë ura në Kiev

Nagavci: Kuvendi miratoi në lexim të parë Buxhetin 2027 prej 4.27 miliardë eurosh

Nagavci: Kuvendi miratoi në lexim të parë Buxhetin 2027 prej 4.27 miliardë eurosh

Veprime të kundërligjshme gjatë protestës në Tiranë, procedohen 3 persona dhe vendosen 29 gjoba

Veprime të kundërligjshme gjatë protestës në Tiranë, procedohen 3 persona dhe vendosen 29 gjoba

Haxhiu prezanton projektplanin për agjendën parlamentare për çështje të grave dhe barazi gjinore

Haxhiu prezanton projektplanin për agjendën parlamentare për çështje të grave dhe barazi gjinore

​Mungesa e mbledhjeve të rregullta po e pamundëson shqyrtimin e ankesave të qytetarëve

​Mungesa e mbledhjeve të rregullta po e pamundëson shqyrtimin e ankesave të qytetarëve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën