Komisioni Hetimor Parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt ka nisur intervistimin e Samka Drançollit, zyrtare për Barazi Gjinore në Komunën e Pejës.
Intervistimi i saj është zhvilluar pas përfundimit të dëshmisë së Albulena Muja Bajraktarit, drejtoreshë e Mirëqenies Sociale në këtë komunë.
Gjatë raportimit para komisionit, Drançolli ka deklaruar se rasti i Arlinda Zekajt ishte trajtuar në mënyrë të ngjashme me rastet e tjera, pa pasur rekomandime të veçanta nga ana e saj apo e ndonjë anëtari tjetër të mekanizmit.
“Rasti i Arlindës është diskutuar sikur rastet e tjera, pa ndonjë rekomandim që është dashur ta bëj unë ose ndonjë anëtar tjetër i mekanizmit”, ka deklaruar Drançolli.
Punimet e Komisionit Hetimor po përcillen nga afër nga gazetari i Klan Kosovës, Kastriot Tahiri, ndërsa intervistimet po zhvillohen në kuadër të hetimit parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt.






