Me ndeshjen Prishtina – Drenica hapet xhiroja e 14-të e Superligës së Kosovës në futboll.
Ky ballafaqim zhvillohet sot nga ora 17:00.
Prishtina pas një kohe të gjatë kthehet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, pasi Kosova kishte ndeshje në Ligën e Kombeve.
Prishtina është lidere me 32 pikë pas 13 xhirosh.
Malisheva që është e dyta me 27 pikë, të shtunën nga ora 13:00 e pret Dukagjinin në stadiumin “Liman Gegaj”.
Në po të njëjtin orar, Llapi luan ndaj Vushtrrisë në “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Xhiroja mbyllet me ndeshjet Ballkani – Gjilani dhe Drita – Feronikeli 74.
Ndeshja në Suharekë luhet nga ora 13:00, kurse ajo në Gjilani nis në orën 15:00.
Kampionia Drita është e treta me 24 pikë, me dy pikë më shumë se Gjilani që është i katërti.
Ballkani i pesti i ka 19 pikë, një më shumë se Dukagjini i gjashti.
Feronikeli 74 në vendin e shtatë i ka 15 pikë. Drenica është e teta me 12 pikë, Llapi i nënti, përkatësisht i parafundit, i ka tetë pikë, ndërsa Vushtrria në vendin e fundit i ka tri pikë.








