Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pranuar një letër urimi nga homologu i saj portugez, António José Martins Seguro, me rastin e marrjes së detyrës.
Sipas njoftimit zyrtar, Seguro, në emër të popullit të Portugalisë dhe në emrin e tij personal, i ka përcjellë Shiroka-Pulës urimet më të përzemërta, duke i dëshiruar sukses në ushtrimin e mandatit të saj.
Në letrën e urimit, presidenti portugez ka shprehur gjithashtu dëshirën që gjatë mandatit të ri të Presidentes kosovare të vazhdojë forcimi i marrëdhënieve të miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Portugalisë./teve1.info/








