TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Këshilla se si të mbrojmë shëndetin nga i ftohti

by teve1
7 orë ago
0
A A
Këshilla se si të mbrojmë shëndetin nga i ftohti

Gjatë dimrit, organizmi dhe zemra punojnë më shumë për të përballuar të ftohtin. Kjo mund të jetë veçanërisht e rrezikshme për të moshuarit dhe të sëmurët kronikë.

Nëse qëndroni gjatë në të ftohtë, temperatura trupore mund të bjerë nën 35° C e me kalimin e kohës organizmi nuk funksionon më siç duhet duke rrezikuar shëndetin; shkakton ngushtim të enëve të gjakut dhe përshpejtim të ritmit të zemrës. Gjatë qëndrimit jashtë, pjesët më të ekspozuara si koka, këmbët e duart mund të ngrijnë. Në fillim ato humbasin ndjeshmërinë, skuqen dhe dhembin, e më pas ngrijnë duke u bërë gri dhe të padhimbshme.

Nëse kryeni sforcim fizike në ambiente të jashtme, rrezikoni të përkeqësoni sëmundjet e zemrës.

Dimri dhe temperaturat e ftohta mund ta dëmtojnë shëndetin tuaj, por ju mund të jeni mirë nëse ndiqni këto këshilla:

Vishuni ngrohtë dhe përdorni shall, doreza dhe kapuç kur jeni në ambiente të jashtmedhe tëftohta.

Evitoni të qëndroni gjatë në ambiente të jashtme në ditët e ftohta, me erë dhe sidomoskur jeni të lagur.

Evitoni të dilni jashtë në orët e para të mëngjesit dhe orët e vona tëdarkës.

Ecni me kujdes e me hapa të vegjël dhe duart jashtëxhepave.

Ushqehuni me ushqime të ngrohta e të lëngshme të përbëra nga mishi, bishtajoret, perimet, drithërat, por edhe fruta që përmbajnë vitamina dheminerale.

Pini sa më shumë ujë dhe lëngje, sidomos nëse jeni të sëmurë dhe qëndroni vazhdimisht nështëpi.

Qëndroni në ambiente të ngrohta dhe të ajrosura herë pas here. Temperatura ideale për ambientin e brendshëm është 20-23° C, dhe ajrosja duhet të bëhet disa herë për të siguruar lagështinë e duhur për rrugët e frymëmarrjes dhe për të ulur përqendrimin e mikrobeve në shtëpi. Mund të mbani një enë me ujë tek radiatori për të siguruar lagështinë e ajrit. Sigurohuni gjithashtu që dyert dhe dritaret të jenë të izoluara sa më mirë. Edhe mbingrohjet e shtëpisë mund të jenë të dëmshme ashtu si dhe ngrohjet medru apo gaz, që mund të çlirojnë gazra të dëmshme për organizmin. Ndaj duhet që ambientet e brendshme të ajrosen mirë disa herë gjatë ditës, dhe të siguroheni që nuk keni rrjedhje gazrash.

Disa nga sëmundjet që mund të shfaqen ose përkeqësohen si pasojë e të ftohtit në dimër janë:

Sëmundje të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes: skuqje apo dhimbje deri në infeksiontë bajameve, veshëve, hundës dhe sinuseve (sinuzite).

Sëmundje të rrugëve të poshtme të frymëmarrjes: gripi dhe viroza të ndryshme, acarim i astmës deri në infeksione tëmushkërisë.

Dhimbje koke si pasojë e spazmave/ngushtimit të enëve të gjakut nëkokë.

Rritje e tensionit arterial dhe përkeqësim të tij tek të sëmurëtkronikë.

Shtrëngime gjoksi deri në infarkte tëzemrës.

Probleme të qarkullimit të gjakut si: morthi, sklerodermia etj..

Fraktura, ndrydhje dhe dëmtime të tjera si pasojë e rrëshqitjeve nëakull.

Ngrirjet e ekstremiteteve deri në amputime (prerje) të tyre

Për t‘u mbrojtur nga virozat e ndryshme të stinës së ftohtë, të gjithë personat me faktorë risku (përveç foshnjave nën 6 muajsh) duhet të vaksinohen me vaksinën antigrip vit pas viti.

Nëse sëmureni: me grip apo një nga virozat estinës:

Përdorni medikamente për të ulur temperaturën- Paracetamol kur ajo të rritet mbi 38-38,5° C. Nëse temperatura zgjat për më shumë se 3-5 ditë dhe është mjaft rebele, atëherë drejtohuni tek mjeku i familjes.

Për të qetësuar kollën, përdorni qumësht me mjaltë, çaj me sherebelë, dafinë, bli, etj dhe ajrosni herë pas hereambientet.

Ushqehuni më mirë dhe me sa më shumë lëng mishi (sidomos lëng pule),fruta, perime, duke mos harruar edhe shtimin e lëngjeve. Disa ushqime me veti anti- inflamatore apo anti-mikrobiale, shumë të mira për mbrojtjen imunitare, janë: xhinxheri, mjalti, hudhra, qepa, agrumet, lakra, specat, mollët dhe dardhët e pjekura, ekinacea etj.

Futni këmbët në ujë të ngrohtë për 10 minuta në darkë.

Mos përdorni antibiotikë, pa këshillën e mjekut.

Në rastet kur temperatura e pacientit vazhdon të mos bjerë, fillon të shfaqet vështirësianë frymëmarrje, dhimbje veshi, fyti, koke, apo kraharori dhe gjendja e përgjithshme rëndohet, atëherë mund të keni një infeksion të rrugëve të sipërme apo të poshtme të frymëmarrjes, për të cilin duhet të konsultoheni patjetër me mjekun tuaj.

Nëse keni probleme të qarkullimit të gjakut si: morthi, scleroderma, etj…nuk duhet të dilni nga shtëpia pa përdorur kremrat e këshilluar nga mjeku dhe duhet të mbani sa më ngrohtë pjesët e ekspozuara duke përdorur dorashka leshi, shall, kapuç etj

Nëse qëndroni gjatë në të ftohtë, organizmi juaj nuk arrin të prodhojë aq nxehtësi sa harxhon, dhe ju do të filloni të vuani nga ulja e temperaturës trupore e me kalimin e kohës do të ndiheni të lodhur, të mpirë dhe konfuzë. Kjo, pasi si pasojë e ngushtimit të enëve të gjakut në tru; ai fillon të mos mendojë qartë dhe pastaj lëvizjet fillojnë të ngadalësohen, deri kur temperatura e trupit të bjerë nën 35° C deri në ngrirje.

Shenjat e para të ngrirjes janë mungesa e ndjeshmërisë, skuqja dhe dhimbjet në indet e lëkurës dhe nënlëkurës në ekstremitete (kokë, këmbë e duar) dhe zonat më të ekspozuara si fytyra, veshët, etj. Në raste të tilla nuk duhet të masazhohen pjesët e ngrira, por duhet të futeni menjëherë në një ambient të ngrohtë dhe të pini pije të ngrohta që të rrisin temperaturën e trupit, duke evituar përdorimin e alkoolit.

Kujdes nëse lëkura merr ngjyrë të zbehtë deri në të verdhë- jeshile, pasi mund të shkojë deri në gangrenizim që kërkon dhe amputimin e tyre.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pse nuk duhet të shtriheni menjëherë pas ngrënies?

Pse nuk duhet të shtriheni menjëherë pas ngrënies?

IKShPK: 180 raste me fruth, mbi 95% e të prekurve ishin të pavaksinuar

Shtohet numri i të prekurve nga fruthi, IKShPK publikon shifrat e fundit

Vezët për mëngjes, burim i rëndësishëm i proteinave dhe vlerave ushqyese

Vezët për mëngjes, burim i rëndësishëm i proteinave dhe vlerave ushqyese

Termocentralet e vjetruara në Ballkanin Perëndimor ndotin 6.6 herë mbi limitin e lejuar

Studimi: Mbi 9 milionë jetë mund të shpëtohen çdo vit nëse ulet ndotja e ajrit

​Përfundon vizita e ditës së tretë e Jakup Krasniqit në shtëpinë e tij

​Përfundon vizita e ditës së tretë e Jakup Krasniqit në shtëpinë e tij

Instagram përballet me akuza për ekspozim të të dhënave personale

Më në fund, Instagram sjell funksionin e shumëkërkuar

​Mblidhet PDK, Çitaku: Unitet politik për mbrojtjen e çlirimtarëve

​Mblidhet PDK, Çitaku: Unitet politik për mbrojtjen e çlirimtarëve

Dua Lipa pjesë e albumit muzikor të videolojës GTA 6

Dua Lipa pjesë e albumit muzikor të videolojës GTA 6

Zbulohen afatet kur pritet të nisë prodhimi i ekraneve për iPhone 18 dhe iPhone Air 2

Virgil van Dijk kërkohet në Turqi, mund të bashkohet me Muçin

Virgil van Dijk kërkohet në Turqi, mund të bashkohet me Muçin

Shiroka Pula takon ambasadoren kroate, diskutohet thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve

Shiroka Pula takon ambasadoren kroate, diskutohet thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën