TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dënimi i dytë i Thaçit dhe rreziku i përplasjeve të reja në Kosovë

by Tëvë1
13 sekonda ago
0
A A
Dënimi i dytë i Thaçit dhe rreziku i përplasjeve të reja në Kosovë

Vendimi i 17 nëntorit i Dhomave të Specializuara në Hagë, të njohura edhe si Gjykata Speciale, me të cilin ish-presidenti Hashim Thaçi u dënua me 17 muaj burgim për vepra që lidhen me pengimin e drejtësisë, nxiti një valë të re reagimesh politike dhe publike në Kosovë.

Reagimet erdhën në vazhdën e pakënaqësisë që kishte shkaktuar edhe aktgjykimi i 16 shtatorit, kur katër ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim për krime lufte.

Përderisa partitë politike dhe organizatat e dala nga lufta e kritikuan ashpër vendimin e fundit, reagimet e institucioneve qendrore ishin më të matura. Reagime pati edhe nga qytetarët, në hapësirën publike dhe në rrjetet sociale.

A mund të ndikojë vendimi në qëndrimet dhe strategjitë e partive politike ndaj Gjykatës Speciale? A rrezikon të thellojë mosbesimin shoqëror ndaj saj dhe të ndikojë në perceptimin për drejtësinë ndërkombëtare dhe partnerët perëndimorë?

Presion i shtuar mbi PDK-në
Analisti Agon Maliqi thotë se reagimet ndaj vendimit ishin brenda pritshmërive, por mbetet të shihet nëse partitë politike do ta fuqizojnë diskursin kundërshtues ndaj Gjykatës Speciale.

Sipas tij, vendimi mund ta shtojë presionin mbi Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) për të mbajtur qëndrim më të ashpër ndaj gjykatës. Ai mund të ndikojë edhe në zhvillimet e brendshme të kësaj partie, përfshirë zgjedhjen e kryetarit të ri dhe konsensusin e krijuar ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe PDK-së për një strategji të përbashkët lidhur me procesin e apelit në Hagë.

“Vendimi mund të ketë ndikim në situatën e brendshme politike në PDK, sepse e rritë presionin nga baza e votuesve për qasje ndoshta pak më të ashpër në raport me Gjykatën Speciale”, thotë Maliqi për Radion Evropa e Lirë.

Maliqi vlerëson se reagimet me fjalor të ashpër ndaj vendimeve gjyqësore e vendosin Kosovën në pozitë negative në sytë e partnerëve ndërkombëtarë. Megjithatë, sipas tij, Bashkimi Evropian nuk ka mekanizëm konkret penalizues në dispozicion.

Rreziku, sipas Maliqit, qëndron te rikthimi në agjendë i ndryshimeve ligjore përmes Ligjit për Gjykatën Speciale pa koordinim me BE-në.

“Pasoja konkrete negative – në kuptimin e uljes së mëtutjeshme të mbështetjes politike për Kosovën – do të ketë nëse rikthimi në agjendë i ndryshimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara bëhet pa një dialog dhe koordinim me BE-në, e cila e ka në duar vendimin mbi mandatin mbi Specialen”, thotë Maliqi.

PDK-ja njoftoi të enjten se ka arritur marrëveshje me LVV-në për të proceduar në Kuvend një projektligj të ri për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale. Marrëveshja duket se e kthen në pikën zero procesin e nisur më 6 tetor.

Rreziku i polarizimit shoqëror
Sociologu dhe analisti Artan Muhaxhiri vlerëson se reagimi i qytetarëve ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara më 17 nëntor, duhet parë në kontekstin e procesit të përgjithshëm në Hagë, veçanërisht pas aktgjykimit të 16 shtatorit.

“Reagimi ndaj verdiktit të 17 nëntorit nuk do të jetë thjesht emocional, por do të përfshijë shumë elemente brenda një procesi kompleks sociokulturor, me ndërthurjen e kujtesës kolektive të luftës, perceptimit mbi sakrificën e popullit dhe të UÇK-së, identitetit kombëtar, përvojave të pasluftës dhe pritshmërive të qytetarëve për drejtësi”, thotë ai për REL.

Sipas Muhaxhirit, një pjesë e madhe e qytetarëve nuk e perceptojnë më Gjykatën Speciale vetëm si institucion që gjykon individë për përgjegjësi penale, por edhe si institucion që, sipas këtij perceptimi, ka deformuar rrëfimin historik për luftën e Kosovës.

Ai paralajmëron se kjo mund ta kthejë kujtesën e luftës në burim të ndasive shoqërore.

“Nëse gjykata i dënon udhëheqësit kryesorë të luftës në formë të tillë, kujtesa kolektive shndërrohet në fushëbetejë: njëra palë thotë se po gjykohen çlirimtarët, kurse tjetra insiston në gjykimin e individëve, jo të krejt popullit. Kështu investohet në rrezikun e polarizimit social që vjen me thellim të çarjeve”, thekson Muhaxhiri.

Ai shton se ushqimi i këtyre ndasive rrezikon të bëhet pjesë e konfrontimeve ndërmjet identiteteve politike dhe shoqërore të grupeve të ndryshme.

Erozioni i besimit te Perëndimi
Muhaxhiri vlerëson se pakënaqësia ndaj vendimeve të Gjykatës Speciale mund të ndikojë edhe në raportin e qytetarëve me drejtësinë ndërkombëtare dhe partnerët perëndimorë.

Sipas tij, besimi i kosovarëve te Perëndimi është ndërtuar kryesisht mbi përvojën historike të mbështetjes gjatë viteve ’90 dhe ndërhyrjen e NATO-s më 1999. Megjithatë, ky besim mund të jetë i ndjeshëm ndaj zhvillimeve të tilla.

“Rreziku nuk është te kthesa e shpejtë antiperëndimore e kosovarëve, por te erozioni gradual: ndjenja e miqësisë mbetet, mirëpo bëhet më e pasigurt, gjë që është jashtëzakonisht problematike për një vend si Kosova, që i duhet ndihmë e pakursyer e aleatëve për përmbushjen e aspiratave integruese”, thotë Muhaxhiri.

Muhaxhiri vlerëson se partitë politike kanë përgjegjësi të veçantë, sidomos nëse rikthehet në agjendë ndryshimi i ligjit për Gjykatën Speciale.

Ai thekson nevojën që çdo iniciativë të mbështetet në argumente profesionale dhe të koordinohet me partnerët ndërkombëtarë, në mënyrë që të shmanget perceptimi për ndërhyrje politike në drejtësi.

Muhaxhiri konsideron se për Kosovën mbetet sfidë se si do t’i menaxhojë pasojat politike dhe shoqërore të procesit në Hagë, pa i thelluar përçarjet e brendshme dhe pa dëmtuar raportet me aleatët.

Tags: Hashim Thaciish krert uckTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve

Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve

Sot i jepet lamtumira dy të rinjve nga Rahoveci që vdiqën tragjikisht në Gjermani

Sot i jepet lamtumira dy të rinjve nga Rahoveci që vdiqën tragjikisht në Gjermani

Vazhdon seanca e rigjykimit të Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e shtetases argjentinase Maria Clara Urdangaray

Vazhdon seanca e rigjykimit të Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e shtetases argjentinase Maria Clara Urdangaray

KEDS ndërpret energjinë elektrike në Ferizaj me kërkesë të Policisë

Vrasja e Arlinda Zekajt, Komisioni Hetimor interviston sot 3 zyrtarë institucionalë

Vrasja e Arlinda Zekajt, Komisioni Hetimor interviston sot 3 zyrtarë institucionalë

Erërat e fuqishme godasin Kosovën, një person i lënduar dhe dëme të shumta materiale në disa qytete

Erërat e fuqishme godasin Kosovën, një person i lënduar dhe dëme të shumta materiale në disa qytete

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën