TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

GTA 6 veç për të rriturit, ekspertët: Skenat e dhunshme rrezik për fëmijët

Me skena të dhunshme është e mbushur videoloja GTA 6, e cila u lansua dje pas një pritje të gjatë. Ndonëse konsiderohet si një prej lojërave më kualitative në treg, ekspertët rekomandojnë që fëmijët të qëndrojnë larg 

by Arlind Beqiraj
12 minuta ago
0
A A
GTA 6 veç për të rriturit, ekspertët: Skenat e dhunshme rrezik për fëmijët

Pas 13 vitesh pritje, GTA 6 rikthen interesimin e madh për një nga videolojërat më të njohura në botë.

E vlerësuar me 99 pikë nga 100 të mundshme nga kritikët e videolojërave, ajo ka marrë vëmendje edhe për përmbajtjen e saj të dhunshme.

Në Kosovë, ekspertët paralajmërojnë prindërit që të kenë kujdes me fëmijët që luajnë këtë lojë.

“Niveli i hiperrealizmit brenda lojës është shumë real. Ky është problem, pra është problem për kategorinë e fëmijëve. Jemi duke folur për këputje të gjymtyrëve, për pëlcitjen e kokës në formë shumë reale. Unë, për mendimin tim, nuk kisha pasur qejf që fëmija im të ishte i ekspozuar”, thotw Darsej Rizaj-ekspert i teknologjisë

Ndikimin e videolojërave të tilla te fëmijët e shpjegon edhe sociologu Genc Xerxa.

“Është e dëmshme sidomos për një gjeneratë apo për një moshë kur janë në formim e sipër. Sistemi i tyre kognitiv, i njohjes së botës, fillon të stimulohet edhe të pranojë si të mirëqenë dhunën. Pra, kjo është e keqe”, thotw ai.

Eksperti i teknologjisë, Darsej Rizaj ka edhe një mesazh për prindërit.

“Mesazhi im është që prindërit të mos bien pre e presionit të fëmijëve, që zakonisht është presion social që kanë ndaj moshatarëve të tyre, që kanë me luajtur lojën. …..Rekomandimi im është që të bisedojnë me fëmijët edhe t’ua shpjegojnë që loja nuk ka përmbajtje për ta”, shprehet ai.

Ndërkohë, në GTA 6 do të jetë pjesë edhe këngëtarja shqiptare Dua Lipa.

Një nga këngët e saj është përfshirë në albumin muzikor që do të shoqërojë videolojën e shumëpritur.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosova vendi i pestë më i sigurt në Evropë, pas lë Islandën, Zvicrën, Lituanin e Norvegjinë

Kosova vendi i pestë më i sigurt në Evropë, pas lë Islandën, Zvicrën, Lituanin e Norvegjinë

Parkingu pranë QKUK bëhet me pagesë

Parkingu pranë QKUK bëhet me pagesë

Vizita e Jakup Krasniqit, nuk lejohet askush përveç familjes të takohet me të

Vizita e Jakup Krasniqit, nuk lejohet askush përveç familjes të takohet me të

Detaje nga vrasja në Suharekë, dyshohet se parapriu një konflikt për parkingun

Dosja e prokurorisë për vrasjen në Suharekë: Hoti vrau Dakajn me disa plumba

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën