TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rrëfimi i Isni Kilajt për ndarjen e qelisë me krerët e UÇK-së: I pamë edhe Stanishiqin e Mladiqin

Nga Haga, veçse i liruar nga të gjitha akuzat, u rikthye mbrëmë në Kosovë edhe Isni Kilaj. Sot, Kilaj ka dhënë një rrëfim për TËVË1, duke treguar përjetimet në këtë betejë gjyqësore, dhe përshëndetjen e fundit me ish-Presidentin, Hashim Thaçi

by Florijeta Dernjani
10 minuta ago
0 0
A A

Me gëzim hyn në konakun e tij.

Isni Kilaj, tash e tri ditë është i lirë nga akuzat e Gjykatës Speciale për pengim të drejtësisë.

Me aktgjykimin lirues, Kilaj u bë personi i vetëm që u lirua nga Specialja.

Ai me rekomandim të avokatit, ishte përgatitur për më të keqen.

“E kam prit që të lirohem, gjithmonë e kom ndje veten të pafajshëm. Ama avokatët para se m’u nis për tutje, m’patën porosit me marrë tesha shtesë për mundësinë e rikthimin tim në qendrën e paraburgimit. Edhe unë jam përgatit edhe familja e kanë ditë që mund të mos kthehem”, tha ai për Tëvë1.

Lirimin e tij, Kilaj e sheh si triumf të drejtësisë dhe dështim të prokurorisë.

“Po shihet që u ka dështu plotësisht prokurorisë akuzat ndaj meje. Sepse me të vërtetë s’ka pas asnjë element të krimit ose të ndërhyrjes në këtë çështje”, shprehet ai.

Ai tregon se pak momente para shpalljes së verdiktit, pati mundësinë të përshendetej me ish presidentin, Hashim Thaçi, i cili u dënua me 17 muaj burgim.

“M’qëlloj fati ta kem afër dhe një përshëndetje të shkurtë, një minutëshe. Gardianët ndërhynin edhe fizikisht mos me na lanë me komuniku. Ja kam dhanë dorën, e kom përshëndet. Atmosfera në burg, është si në varre”, tregon ish-kryetari i Malishevës.

Përgjatë përballjes me drejtësinë e Speciales, Kilaj qëndroi për 18 muaj në qendrën e paraburgimit, ku ndau hapësirat e paraburgimit edhe me ish krerët e UÇK-së.

Mirëpo, qendrën e paraburgimit, ata e ndanin edhe me kriminelët serbë.

“Aty kanë qenë edhe Stanishiqi e Mlladiqi, të cilët i kemi pa çdo ditë, prej dritares sigurisht. Nuk kemi pas mundësi t’i kontakojmë, jo që kemi dashtë se s’kemi pas dëshirë as n’televizor m’i pa ftyrat e tyre. Por, kemi qenë në të njëjtën ndërtesë ku janë mbajtë edhe ata. Dhe kjo ka qenë moralisht e papranueshme, për ne dhe për çlirimtarët e Kosovës që mbahen aty padrejtësisht, me u krahasu me ata kriminelë”, thotë Kilaj.

Kilaj, pati disa fjalë edhe për çështjen e ish krerëve të UÇK-së, që në shkallë të parë u dënuan me 81 vjet burgim.

“Jam shumë i bindur në pafajësinë e tyre dhe e dyta, shoh një dritë në fund të tunelit që ka m’u zmadhu çdo ditë, deri në ditën e shpalljes së aktgjykimit në Apel, që ka me qenë lirues”, u shpreh ai.

Isni Kilaj ishte arrestuar në nëntor të vitit 2023, nën dyshime për pengim të drejtësisë, ndërkohë që aktakuza i ishte ngritur tek shtatë muaj më vonë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosova vendi i pestë më i sigurt në Evropë, pas lë Islandën, Zvicrën, Lituanin e Norvegjinë

Kosova vendi i pestë më i sigurt në Evropë, pas lë Islandën, Zvicrën, Lituanin e Norvegjinë

Parkingu pranë QKUK bëhet me pagesë

Parkingu pranë QKUK bëhet me pagesë

Vizita e Jakup Krasniqit, nuk lejohet askush përveç familjes të takohet me të

Vizita e Jakup Krasniqit, nuk lejohet askush përveç familjes të takohet me të

Detaje nga vrasja në Suharekë, dyshohet se parapriu një konflikt për parkingun

Dosja e prokurorisë për vrasjen në Suharekë: Hoti vrau Dakajn me disa plumba

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën