Liga e Parë e Kosovës në futboll, do të vazhdojë me xhiron e rregullt, e cila zhvillohet përgjatë tri ditëve.
Xhiro e 17-të, nis të premten dhe përfundon të dielën mbrëma, ku për herë të parë këtë sezon në këtë kategori një ndeshje do të luhet nën dritën e reflektorëve.
Është kjo përballja Liria – Rilindja 1974 që luhet të dielën nga ora 17:00 në stadiumin “Përparim Thaqi” në Prizren kurse me duelin Ferizaj – Prishtina e Re, të premten nga ora 13:00 hapet zyrtarisht kjo xhiro.
Ndërkohë, shtatë përballjet tjera, do të luhen të shtunën nga ora 13:00 kurse do të përballen: Istogu – Tefik Çanga, 2 Korriku – Kika, Ramiz Sadiku – Trepça, Trepça ’89 – Besa, Vjosa – Suhareka, Vëllaznimi – Lepenci dhe Mitrovica – Dinamo.
Në tabelë, prinë Liria me 39 pikë, duke lënë pas vetes Prishtinën e Re me 33 dhe Ferizajn që ka 30 pikë dhe zë vendin e tretë.










