Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar lidhur me vonesën e fillimit të seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ramadani ka rikujtuar se seanca ishte caktuar të fillonte në orën 10:00, ndërsa sipas tij, edhe në orën 10:45 deputetët ende po prisnin fillimin e saj.
Ai ka theksuar se deputetët e Aleancës janë të pranishëm dhe të gatshëm për të kryer detyrën e tyre, duke ngritur pikëpyetje për mungesën e fillimit të seancës.
“Në 10:00 është thirrë seanca. Ora u bë 10:45.
Ne jemi këtu, të përgjegjshëm për detyrën.
Po këta?”, ka shkruar Ramadani.







