TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mbi një orë vonesë në Kuvend, ende nuk nis vazhdimi i seancës së së premtes

by Tëvë1
17 minuta ago
0
A A
Mbi një orë vonesë në Kuvend, ende nuk nis vazhdimi i seancës së së premtes

Edhe pse ishte paraparë të fillonte në orën 10:00, vazhdimi i seancës së Kuvendit të Kosovës, e cila kishte mbetur në gjysmë të premten, ende nuk ka nisur, ndonëse kanë kaluar më shumë se një orë nga koha e caktuar.

Në mesin e pikave të rendit të ditës është edhe shqyrtimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, i njohur si Ligji për Specialen.

Ndërkohë, pak minuta para vazhdimit të seancës, ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, së bashku me Bedri Hamzën, është takuar me kryeministrin Albin Kurti.

Pas takimit, Çitaku ka deklaruar se mes palëve nuk ka dallime sa i përket përmbajtjes së ligjit, por se mospajtimet kanë të bëjnë me procedurën.

“Nuk kemi asnjë dallim në përmbajtje. Dallimet i kemi ende në procedurë, diskutimet vazhdojnë”, ka thënë Çitaku.

Përveç vazhdimit të seancës së së premtes, për sot është thirrur edhe një seancë e re e Kuvendit, me gjithsej 12 pika të rendit të ditës, e cila ishte planifikuar të fillonte në orën 11:00.

Tags: kuvendiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Punëtorët e KEK-ut pezullojnë përkohësisht protestën, presin shqyrtimin e kërkesave për paga dhe pagën e 13-të

Punëtorët e KEK-ut pezullojnë përkohësisht protestën, presin shqyrtimin e kërkesave për paga dhe pagën e 13-të

Ramadani kritikon vonesat në Kuvend: Seanca u thirr për orën 10:00, por ende nuk ka nisur

Ramadani kritikon vonesat në Kuvend: Seanca u thirr për orën 10:00, por ende nuk ka nisur

​“Buxheti nuk i mbulon nevojat”, organizatat paralajmërojnë kolaps të shërbimeve sociale

​“Buxheti nuk i mbulon nevojat”, organizatat paralajmërojnë kolaps të shërbimeve sociale

Prokuroria në Ferizaj hap hetime për vdekjen e një foshnje

Aktakuzë ndaj një shtetaseje të Maqedonisë së Veriut për mashtrim me prona në Kosovë, dyshohet se shkaktoi 320 mijë euro dëm

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën