Në fjalën e tij hapëse në takimin trepalësh që po mbahet në Kinë, presidenti amerikan Donald Trump tha se “tre vendet janë në një pozicion unik për të diskutuar armët bërthamore”.
“Shumë shpesh udhëheqësit e mëparshëm shmangnin bisedën me udhëheqësit me të cilët kishin mosmarrëveshje”, shtoi ai.
“Asnjëherë nuk është arritur paqe duke refuzuar mundësitë për dialog”, tha Trump. “Ne kemi përgjegjësi të mëdha për të zgjidhur problemet që prekin të gjithë planetin.”
Ai pasi falënderoi presidentin kinez për pritjen, tha se është “i kënaqur” që i është dhënë mundësia për takimin e parë trepalësh midis SHBA-së, Kinës dhe Rusisë, duke thënë se ata “po bëjnë vërtet histori”.









