Në një deklaratë të rëndësishme në fjalimin hapës të samitit trepalësh, presidenti kinez Xi Jinping tha se armët bërthamore duhet të shkatërrohen tërësisht.
“Armët bërthamore duhet të ndalohen plotësisht dhe të shkatërrohen plotësisht, duke ndërtuar një botë pa armë bërthamore”, tha Xi sipas agjencisë kineze e lajmeve Xinhua.
“Lufta bërthamore nuk mund të fitohet dhe nuk duhet të luftohet; duhet bërë çdo përpjekje për ta parandaluar atë”, shtoi ai.
Xi tha poashtu se “bashkëveprimi pozitiv midis fuqive të mëdha nuk është çështje zgjedhjeje, por një kërkesë e detyrueshme”.
Duke përmendur Kinën si shembull, ai thotë se Pekini ka “përparuar partneritetin e tij strategjik gjithëpërfshirës të koordinimit me Rusinë për një epokë të re” dhe se ka “kërkuar në mënyrë aktive të ndërtojë një marrëdhënie konstruktive dhe strategjikisht të qëndrueshme” me Shtetet e Bashkuara.











