Partia Demokratike e Kosovës, në krye me Bedri Hamzën dhe Vlora Çitakun, është duke zhvilluar një takim me kryeministrin Albin Kurti, pak minuta para fillimit të vazhdimit të seancës së Kuvendit të Kosovës.
Burime të Tëvë1 bëjnë të ditur se takimi mes përfaqësuesve të PDK-së dhe Kurtit është duke u mbajtur në këto momente.
Në rend dite të seancës së sotme është edhe rishqyrtimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, i njohur si Ligji për Specialen.
Mbetet të shihet nëse nga ky takim do të ketë ndonjë dakordim mes palëve lidhur me këtë çështje, e cila pritet të jetë ndër temat kryesore të diskutimit në Kuvend.
Seanca e Kuvendit pritet të vazhdojë në orën 10:00.








