Jakup Krasniqi, emocionet i ka të forta, teksa pas një kohe të gjatë po shkel në oborrin e shtëpisë në Velani të Prishtinës.
Përqafimin e parë e ka me vajzën.
Në derën e hyrjes e priti edhe mbesa, që lindi në kohën sa Krasniqi ndodhej në paraburgim në Hagë.
Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u rikthye në vendlindje për një arsye të fortë humanitare.
Gruaja e tij ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore.
Në shtëpi, Krasniqi mbërriti rreth orës 11:00.
Brenda qëndroi për rreth gjashtë orë.
Në këtë kohë, e gjithë lagjja ishte e rrethuar nga forca policore, si dhe nga EULEX-i, që e transferuan këtu pas mbërritjes në Prishtinë nga Haga.
Jakup Krasniqit iu mundësua që të takoj vetëm familjen e ngushtë.
Në këtë listë nuk ishte emri i vëllaut Daut Krasniqi. Kjo ia la një brengë të fortë atij.
“Kesh deri tek dera, më thanë po na e prishë rendin…”, tha ai.
Për vizitën në Kosovë të vëllaut, ai thotë se nuk ishte në dijeni.
“Pjesa ku po thotë fola në telefon…”, u shpreh Daut Krasniqi.
Teksa flet për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së, Krasniqi deklaron se ka pak shpresa nga Apeli.
“Nëse bojmë na dicka, cka jon duke bo…deri te Serbia…”, tha ai.
E teksa Jakup Krasniqi vazhdonte vizitën në shtëpi, në lagje u mblodhën dhjetëra qytetarë, për ta përshëndetur atë.
Mes lotësh, pas rreth gjashtë orësh çmallje me familjen, Jakup Krasniqi lëshoi shtëpinë.
Këtu pritet të rikthehet sërish nesër, për të qëndruar edhe për disa orë të tjera me bashkëshorten dhe pjesën tjetër të familjes.
Ata që e sollën sot në shtëpi në Velani, edhe e përcollën për në zyret e EULEX-it në Prishtinë.
Largimi i Krasniqit u përcoll me brohoritje për UÇK-në.
Kjo është hera e dytë që Jakup Krasniqit i mundësohet vizita në Kosovë.
Herën e parë, më 10 tetor të vitit 2024, nën masa të rrepta sigurie iu mundësua vizita në fshatin e lindjes, Negroc të Drenasit, tek varri i vëllaut.
Jakup Krasniqi është i dënuar me 25 vite burgim nga shkalla e parë e Gjykatës Speciale. Dënimi i tij, sikurse edhe i Hashim Thaçit, Kadri Veselit e Rexhep Selimit, do të apelohet.
Më 10 tetor 2024, nën masa të rrepta sigurie atij ju lejua t’i vizitoi varrezat e fshatit Negroc, aty ku ishte varrosur vëllai i tij.
E pas më shumë se gjashtë orë qendrimi me familjen, Jakup Krasniqi nën shoqërimin e EULEX-it është larguar nga shtëpia e tij.
Por, siç merr vesh televizioni Krasniqi do të vizitojë familjen edhe nesër në të njëjtën kohë.
Ndryshe kujtojmë se më 16 shtator Gjykata e Hagës dënoi më 25 vjet burgim.






