Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se i dyshuari për vrasjen në Suharekë është ndaluar për 48-orë dhe se do të kërkohet caktimi i masës së paraburgim.
Në një komunikatë për media, Prokuroria ka dhënë detaje se si ndodhi rasti i sotëm në Suharekë.
“Bazuar në të dhënat fillestare të hetimit, i dyshuari Rr.H., dyshohet se, pas një mosmarrëveshjeje të çastit dhe në prani të bashkëshortes dhe vajzës së mitur të viktimës, ka privuar nga jeta personin me inicialet S.D., duke qëlluar me armë zjarri në parkingun e një qendre tregtare në Suharekë”, thuhet në komunikatë.
Policia ka arritur ta identifikojë të dyshuarin, i cili është kapur në afërsi të fshatit Nepërbisht, derisa po tentonte të largohej nga vendi i ngjarjes.
S.D, 60 vjeçar nuk kishte arritur t’u mbijetojë plagëve të marra nga arma e zjarrit./teve1.info/







