TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

PDK kërkon heqjen e TVSH-së në faturat e energjisë

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
PDK kërkon formimin e Komisionit hetimor për energjinë

Shala tha se sektori energjetik në vend është duke u përballur me mungesë të likuiditetit financiar dhe kjo sipas tij po ndodhë ndër të tjera edhe për fajin e Qeverisë së Kosovës.

“E para është moszbatimi i qeverisë për ndarjen e subvencionit në vlerë prej 100 milionë euro e cila ka bërë që furnizuesi për shërbim publik të kërkojë nga ZRRE hapjen e shqyrtimit të jashtëzakonshëm (të tarifave) pra qeveria ka mashtruar sektorin tash e 6 muaj dhe po hyjmë në një fazë krejt të re. E dyta, është rritja enorme në bursën ndërkombëtare. Faktori i tretë është keqmenaxhimi i KEK-ut si prodhues kryesor energjetik në vend i cili aktualisht është para kolapsit. Pa mirëmbajtje, pa përgatitje të punës në miniera, pa furnizim me lëndë të parë e shumëçka tjetër”, deklaroi Shala.

Shala tha se si parti janë të brengosur dhe të shqetësuar që në mungesë të reagimit të qeverisë qytetarët mund të përballen me një rritje tjetër të çmimeve e cila sipas tij do të jetë e papërballueshme dhe do te këtë mungesë të energjisë.

Sipas tij, qeveria duhet të marrë masa të shpejta dhe të duhura për të menaxhuar situatën në muajt e ardhshëm pasi nuk do të jetë e lehtë.

Ai ka dhënë edhe 7 rekomandime të PDK-së për qeverinë.

“Të largojë TVSH-në nga faturat e energjisë elektrike. Çmimi për tarifën e linjitit të zvogëlohet nga 3 euro për ton sa është sot, në 0.26 cent për ton. Të vendosë obligime për gjeneratorët publike KEK dhe hidrocentrali Ujmani duke vendosur një çmim fiks për shitje të energjisë elektrike tek furnizuesi publik. E ky çmim nuk duhet të kalojë vlerën 29 euro për megavat orë. Çdo kosto shtesë për gjeneratorët vendorë të mbulohet nga Qeveria e Kosovës për sa të shihet e nevojshme. Të përjashtojë çdo procedurë dhe udhëzim burokratik dhe të përshpejtojë çdo udhëzim administrativ të nevojshëm dhe legjislativ duke filluar për ndërtimin e kapaciteteve të reja në fushën e burimeve të ripërtërishme të energjisë. Të krijojë një fond të posaçëm për subvencionim direkt të konsumatorëve duke zëvendësuar kaldajat për ngrohje me pajisjet e tjera efiçencë të cilat do të mundësonin ngrohje me konsum më të vogël dhe kosto më të ulët për qytetarët. Të krijojë mekanizma nxitës për qytetarët për kursim të energjisë dhe të krijojë një plan veprimi për komunikim me qytetarët e Republikës”, tha Shala./kp/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gërvalla: Dhuna seksuale gjatë luftës në Kosovë u përdor si armë lufte, drejtësia mbetet obligim i institucioneve

Gërvalla: Dhuna seksuale gjatë luftës në Kosovë u përdor si armë lufte, drejtësia mbetet obligim i institucioneve

Rutte: Kosova është partner i rëndësishëm i NATO-s

Rutte: Kosova është partner i rëndësishëm i NATO-s

Qarkullimi në industri u rrit për 5.49 për qind ani se u pakësuan punëtorët

Qarkullimi në industri u rrit për 5.49 për qind ani se u pakësuan punëtorët

I burgosuri gjendet i vdekur në Qendrën Korrektuese të Dubravës, dyshohet për vetëvarje

Shitjet e pronave në Dubai bien ndjeshëm pas tensioneve në Lindjen e Mesme

Shitjet e pronave në Dubai bien ndjeshëm pas tensioneve në Lindjen e Mesme

Ngacmohet seksualisht e mitura në Leposaviq, nisin hetimet

Gjendet automjeti i raportuar si i vjedhur në Novobërdë

Aktakuzë ndaj 7 persona për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurim publik

E akuzuara për falsifikim parash dënohet me 10 muaj burg pas marrëveshjes për pranim fajësie

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën