Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka kritikuar mënyrën e zhvillimit të disa mbledhjeve të Komisionit Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt, duke i cilësuar të papranueshme përplasjet personale dhe partiake mes deputetëve.
Sipas KDI-së, në disa prej mbledhjeve diskutimet për çështjet e parashikuara në rendin e ditës kanë kaluar në akuza, sulme dhe fyerje mes anëtarëve të komisionit.
KDI ka vlerësuar se devijimi nga agjenda e punës dëmton procesin e hetimit parlamentar dhe besimin e publikut në këtë proces.
“Deputetët kanë përgjegjësi ndaj publikut, e posaçërisht ndaj familjes së saj që këtë çështje ta trajtojnë me dinjitet”, thuhet në reagimin e KDI-së.
Instituti ka kërkuar nga kryesuesi i Komisionit, Burim Ramadani, që të ndërmarrë masa të menjëhershme ndaj përdorimit të gjuhës joparlamentare dhe të sigurojë që mbledhjet të zhvillohen në përputhje me agjendën dhe standardet e komunikimit parlamentar./teve1.info/








