Presidenti kinez Xi Jinping ka pritur presidentin rus Vladimir Putin të mërkurën, në qytetin jugor kinez Shenzhen, ku kanë zhvilluar bisedime dypalëshe.
Xi ka thënë se Pekini dhe Moska duhet të “udhëheqin dhe të çojnë përpara trendin drejt një bote shumëpolare” pas një takimi me presidentin rus Vladimir Putin në margjinat e samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC) .
Sipas raportimeve të medieve kineze, Xi deklaroi se e cilëson partneritetin mes Pekinit dhe Moskës si të qëndrueshëm përballë sfidave ndërkombëtare, duke theksuar se marrëdhëniet Kinë-Rusi janë “të patundura nga stuhitë dhe të qëndrueshme si një mal”.
Ai gjithashtu deklaroi se këto marrëdhënie kanë vendosur “një shembull të një lloji të ri marrëdhëniesh midis vendeve të mëdha të karakterizuara nga barazia, respekti i ndërsjellë, besueshmëria dhe bashkëpunimi fitimprurës për të dyja palët”.
Gjatë takimit, Xi bëri thirrje edhe për thellimin e bashkëpunimit politik dhe ushtarak mes dy vendeve, duke kërkuar shfrytëzimin më të madh të mekanizmave ekzistues të bashkëpunimit institucional.
Pas Xi-së, Putini doli në skenë, duke i thënë samitit se fuqitë perëndimore ishin “ish-hegjemone”, duke shtuar se Evropa ishte në mes të një “rënie poshtëruese”.
“Përvoja ka treguar se mjetet tradicionale të dominimit ekonomik dhe shtrëngimit de facto kanë humbur kryesisht fuqinë e tyre frikësuese”, ka thënë Putin.
Presidenti kinez priti të mërkurën poashtu edhe presidentin amerikan Donald Trump në kuadër të samitit të APEC-ut./teve1.info/










