TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gërvalla: Për dhunën nuk ka justifikim, mos heshtni përballë saj

by teve1
25 minuta ago
0
A A
Gërvalla: Për dhunën nuk ka justifikim, mos heshtni përballë saj

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka bërë thirrje për raportimin e rasteve të dhunës dhe mbrojtjen e të drejtave të viktimave, duke theksuar se për dhunën nuk ka justifikim.

Këto deklarata ajo i bëri të martën, pas një vizite në Zyrën për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave (ZMNV), e cila funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, ku u takua me koordinatorin e kësaj zyre, Burhan Maxhuni.

Përmes një postimi në Facebook, Gërvalla bëri të ditur se gjatë takimit diskutuan për punën, përgjegjësitë dhe funksionimin e kësaj zyre, si dhe rolin e saj në garantimin e të drejtave të viktimave të krimit.

Ajo ka theksuar se përmes Mbrojtësve të Viktimave sigurohet përfaqësimi dhe mbështetja e tyre gjatë procedurave në prokurori dhe gjykata, informimi për të drejtat ligjore dhe orientimi drejt shërbimeve për mbrojtje dhe ndihmë.

Sipas Gërvallës, mbrojtja e të drejtave të viktimave është detyrim i shtetit dhe pjesë thelbësore e funksionimit të shtetit ligjor.

“Për dhunën nuk ka justifikim, për kryerësit nuk ka amnisti dhe për shkeljen e të drejtave të viktimave nuk ka tolerancë. Ligji duhet të veprojë, drejtësia duhet të triumfojë dhe përgjegjësia duhet të jetë e pashmangshme”, ka shkruar ajo.

Ministrja ka rikujtuar gjithashtu se qytetarët dhe viktimat e dhunës mund të kërkojnë ndihmë përmes Linjës Ndihmëse 0800 11112, e cila është shërbim publik, pa pagesë dhe konfidencial.

Në fund, Gërvalla u bëri thirrje qytetarëve që të mos heshtin përballë dhunës, por të kërkojnë ndihmë dhe të raportojnë rastet.

“Prandaj mos hesht përballë dhunës. Kërko ndihmë. Raporto dhunën”, ka përfunduar Gërvalla./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ambasada amerikane: Stërvitja “VALOR SHIELD 2026” forcoi bashkëpunimin rajonal të sigurisë

Ambasada amerikane: Stërvitja “VALOR SHIELD 2026” forcoi bashkëpunimin rajonal të sigurisë

​Çitaku pas vendimit të Speciales: Padrejtësisë do t’i përgjigjemi me qëndresë dhe mobilizim

​Çitaku pas vendimit të Speciales: Padrejtësisë do t’i përgjigjemi me qëndresë dhe mobilizim

Pas mbi dy vjetësh, Kosova i rikthehet lobimit në SHBA

Pas mbi dy vjetësh, Kosova i rikthehet lobimit në SHBA

Policia e Kosovës dhe FBI-ja diskutojnë projektet e përbashkëta të sigurisë

“Ditari”- 17.11.2026

“Ditari”- 17.11.2026

Pas mbi dy vjetësh, Kosova i rikthehet lobimit në SHBA

Pas mbi dy vjetësh, Kosova i rikthehet lobimit në SHBA

Gërvalla: Për dhunën nuk ka justifikim, mos heshtni përballë saj

Gërvalla: Për dhunën nuk ka justifikim, mos heshtni përballë saj

Policia e Kosovës dhe FBI-ja diskutojnë projektet e përbashkëta të sigurisë

Policia e Kosovës dhe FBI-ja diskutojnë projektet e përbashkëta të sigurisë

Shiroka-Pula: Mbështetja e Sllovenisë është e rëndësishme për aspiratat euroatlantike të Kosovës

Shiroka-Pula: Mbështetja e Sllovenisë është e rëndësishme për aspiratat euroatlantike të Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën