Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, ka zhvilluar të martën një takim zyrtar me atasheun për zbatimin e ligjit të FBI-së, Brendan Collins.
Sipas njoftimit zyrtar, në takim u diskutua për situatën e sigurisë në vend, angazhimin e policisë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve.
Një ndër temat kryesore të diskutimit ishte edhe zbatimi i projekteve të përbashkëta që ndërlidhen me sigurinë.
Gjatë takimit, Hoti ka vlerësuar bashkëpunimin ndërmjet Policisë së Kosovës dhe FBI-së, duke theksuar se ky partneritet ka qenë vazhdimisht i shkëlqyer dhe ka sjellë rezultate konkrete në fushën e sigurisë./teve1.info/







