TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

IHMK paralajmëron erëra të forta të enjten, thirrje për kujdes

by tëvë1
14 minuta ago
0
A A
Erëra të forta të dielën në Prishtinë, komuna del me udhëzime për qytetarët

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar erëra të forta dhe ndryshime të kushteve atmosferike gjatë ditëve në vijim, duke veçuar të enjten si ditën më të paqëndrueshme të javës,

Sipas përditësimit të fundit të parashikimit të motit për periudhën 18–20 nëntor, temperaturat do të mbeten relativisht të larta për këtë periudhë të vitit, por rënia e presionit atmosferik pritet të sjellë erëra të fuqishme dhe reshje të herëpashershme.

“E enjtja është dita më e paqëndrueshme e javës dhe ajo që kërkon vëmendjen më të madhe. Temperaturat arrijnë kulmin e ngrohtësisë, rreth 15-18 °C, vlera të larta për mesin e nëntorit. Presioni zbret në nivelin më të ulët, rreth 999 hPa. Elementi kryesor është era. Pritet erë e fortë nga jugu dhe jugperëndimi, me shpejtësi të vlerësuara 30-45 km/h dhe me rrebeshe të mundshme edhe më të forta. Ajo do të jetë më e ndjeshme nga mesdita deri në mbrëmje. Gjatë ditës priten edhe rreshje të lehta me ndërprerje, rreth 1 mm për çdo tre orë, ndërsa nga fundi i ditës kalon një front atmosferik që ndryshon drejtimin e erës”, thuhet në njoftim.

Të mërkurën, më 18 nëntor, temperaturat do të lëvizin nga 9 gradë Celsius në mëngjes deri në 16 gradë gjatë ditës. Vranësirat do të shtohen gradualisht, ndërsa nuk përjashtohen reshje shumë të lehta shiu. Era do të jetë e dobët deri mesatare, me tendencë forcimi gjatë mbrëmjes.

Temperaturat gjatë kësaj dite do të arrijnë deri në 18 gradë Celsius, ndërsa erërat më të forta priten nga mesdita deri në mbrëmje.

Këshillat e Institutit

“Qytetarët këshillohen të sigurojnë objektet e lehta jashtë shtëpive, tabelat reklamuese dhe skelat e ndërtimit. Vozitësit duhet të tregojnë kujdes të shtuar, sidomos në rrugë të hapura”, thuhet në paralajmërimin e IHMK-së.

Të premten, më 20 nëntor, moti pritet të stabilizohet gradualisht. Temperaturat e mëngjesit do të jenë rreth 8 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa gjatë ditës mund të arrijnë deri në 17 gradë. Era do të vazhdojë të jetë e fortë në orët e para, por më pas pritet të dobësohet.

Sipas Institutit, pas fundjavës pritet një rënie më e theksuar e temperaturave, me vlera maksimale rreth 9 deri në 11 gradë Celsius.

IHMK u ka bërë thirrje qytetarëve të ndjekin përditësimet e parashikimit, pasi kushtet meteorologjike mund të ndryshojnë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dështon Mbledhja e Kryesisë, nuk ka kuorum

Dështon Mbledhja e Kryesisë, nuk ka kuorum

KQZ miraton propozimin për hapjen e kutive postare për votim jashtë Kosovës

Supremja shfuqizon rregulloren e KQZ-së për ndryshimin e organizimit të brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës

Të dyshuarit për vepra kriminale i sekuestrohen mbi 10 milionë euro pasuri

Të dyshuarit për vepra kriminale i sekuestrohen mbi 10 milionë euro pasuri

Aktakuzë ndaj tre personave për shitblerje të rreth dy kilogramëve heroinë

Aktakuzë ndaj tre personave për shitblerje të rreth dy kilogramëve heroinë

Dështon Mbledhja e Kryesisë, nuk ka kuorum

Dështon Mbledhja e Kryesisë, nuk ka kuorum

Erëra të forta të dielën në Prishtinë, komuna del me udhëzime për qytetarët

IHMK paralajmëron erëra të forta të enjten, thirrje për kujdes

KQZ miraton propozimin për hapjen e kutive postare për votim jashtë Kosovës

Supremja shfuqizon rregulloren e KQZ-së për ndryshimin e organizimit të brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës

Të dyshuarit për vepra kriminale i sekuestrohen mbi 10 milionë euro pasuri

Të dyshuarit për vepra kriminale i sekuestrohen mbi 10 milionë euro pasuri

Aktakuzë ndaj tre personave për shitblerje të rreth dy kilogramëve heroinë

Aktakuzë ndaj tre personave për shitblerje të rreth dy kilogramëve heroinë

Adrijana Hoxhiq dhe lidhjet me Milan Radoiçiçin: Dyshime për interesa biznesore, keqpërdorim të fondeve publike dhe përfitim nga pronat komunale në Mitrovicën e Veriut

Adrijana Hoxhiq dhe lidhjet me Milan Radoiçiçin: Dyshime për interesa biznesore, keqpërdorim të fondeve publike dhe përfitim nga pronat komunale në Mitrovicën e Veriut

Shiroka-Pula takohet me ambasadorin e Japonisë, diskutojnë thellimin e bashkëpunimit

Shiroka-Pula takohet me ambasadorin e Japonisë, diskutojnë thellimin e bashkëpunimit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën