TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Supremja shfuqizon rregulloren e KQZ-së për ndryshimin e organizimit të brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës

by tëvë1
8 minuta ago
0
A A
KQZ miraton propozimin për hapjen e kutive postare për votim jashtë Kosovës

Gjykata Supreme e Kosovës ka shfuqizuar në tërësi Rregulloren e KQZ-së për ndryshimin e organizimit të brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës.

Vendimi vjen pas kërkesës padisë së pesë personave të cilën e ka aprovuar gjykata.

“Me aktgjykimin e saj, Gjykata Supreme ka konstatuar paligjshmërinë dhe ka shfuqizuar në tërësi Rregulloren e Brendshme Nr. 01/2026, përfshirë edhe Shtojcën I – Organogramin e Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në shqyrtimin e çështjes, Gjykata ka vlerësuar ligjshmërinë e procesit të ri-klasifikimit të pozitave të punës, veçanërisht në raport me respektimin e kritereve objektive, parimin e barazisë dhe detyrimin për arsyetimin e vendimeve që kanë pasoja juridike për zyrtarët publikë”, thuhet nga Gjykata Supreme.

Njoftimi i plot:

Gjykata Supreme e Kosovës ka aprovuar në tërësi si të themeltë kërkesëpadinë e pesë paditësve, V.E., B.A., A.B.-B., V.K. dhe N.H., të paraqitur kundër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), lidhur me ligjshmërinë e Rregullores së Brendshme Nr. 01/2026 për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores së Brendshme Nr. 07/2024 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në KQZ.

Me aktgjykimin e saj, Gjykata Supreme ka konstatuar paligjshmërinë dhe ka shfuqizuar në tërësi Rregulloren e Brendshme Nr. 01/2026, përfshirë edhe Shtojcën I – Organogramin e Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Në shqyrtimin e çështjes, Gjykata ka vlerësuar ligjshmërinë e procesit të ri-klasifikimit të pozitave të punës, veçanërisht në raport me respektimin e kritereve objektive, parimin e barazisë dhe detyrimin për arsyetimin e vendimeve që kanë pasoja juridike për zyrtarët publikë.

Sipas vlerësimit të Gjykatës, ndonëse KQZ-ja ka kompetencë për të ndryshuar organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës, ushtrimi i kësaj kompetence duhet të mbështetet në analiza funksionale, kritere objektive dhe arsyetime të qarta, të cilat justifikojnë përfshirjen apo përjashtimin e pozitave të caktuara nga procesi i ri-klasifikimit.

Gjykata ka konstatuar se KQZ-ja nuk ka paraqitur një analizë funksionale që do të arsyetonte përfshirjen e vetëm tetë pozitave të punës në procesin e ri-klasifikimit dhe përjashtimin e pozitave të paditësve. Po ashtu, nuk janë ofruar arsye konkrete për dallimet në natyrën e detyrave, nivelin e përgjegjësive dhe kompetencat e pozitave të përfshira dhe atyre të përjashtuara nga ky proces.

Sipas Gjykatës, përmes zbatimit të rregullores së kontestuar është mundësuar ndryshimi i koeficienteve të pagave për zyrtarët që ushtrojnë tetë pozitat e përfshira në procesin e ri-klasifikimit, ndërsa pozitat e paditësve kanë mbetur jashtë tij. Kjo ka rezultuar në trajtim të ndryshëm, pa u dëshmuar ekzistimi i arsyeve objektive dhe të arsyeshme që do ta justifikonin një dallim të tillë.

Në këtë drejtim, Gjykata Supreme ka theksuar se parimi i barazisë kërkon që subjektet që ndodhen në situata të njëjta ose të krahasueshme të trajtohen në mënyrë të barabartë, përveç rasteve kur trajtimi i ndryshëm mbështetet në kritere të qarta, objektive dhe të verifikueshme.

Gjykata ka vlerësuar gjithashtu se procesi i klasifikimit të pozitave duhet të bazohet në natyrën dhe përgjegjësitë e funksioneve që ushtrohen, dhe jo në përzgjedhjen e pozitave pa një arsyetim të qartë për dallimet ndërmjet tyre. Mungesa e një analize funksionale dhe e kritereve të qarta të përzgjedhjes nuk garanton trajtim të barabartë për zyrtarët që ushtrojnë funksione të njëjta ose të krahasueshme.

Në arsyetimin e aktgjykimit, Gjykata Supreme i është referuar edhe Aktgjykimit PA. nr. 24/2026, të datës 17 shtator 2026, me të cilin kishte shfuqizuar nenin 7 të Rregullores Nr. 01/2026. Duke marrë parasysh ndërlidhjen e pandashme të dispozitave të kësaj rregulloreje me nenin e shfuqizuar, Gjykata ka vlerësuar se pjesa e mbetur e aktit nuk ka përmbajtje normative dhe efekt juridik të pavarur që do të mundësonte zbatimin e saj si akt i veçantë.

Për këtë arsye, shfuqizimi është shtrirë në tërësinë e Rregullores Nr. 01/2026, përfshirë edhe Shtojcën I, me qëllim të ruajtjes së koherencës së rendit juridik dhe sigurisë juridike.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Erëra të forta të dielën në Prishtinë, komuna del me udhëzime për qytetarët

IHMK paralajmëron erëra të forta të enjten, thirrje për kujdes

Të dyshuarit për vepra kriminale i sekuestrohen mbi 10 milionë euro pasuri

Të dyshuarit për vepra kriminale i sekuestrohen mbi 10 milionë euro pasuri

Aktakuzë ndaj tre personave për shitblerje të rreth dy kilogramëve heroinë

Aktakuzë ndaj tre personave për shitblerje të rreth dy kilogramëve heroinë

Adrijana Hoxhiq dhe lidhjet me Milan Radoiçiçin: Dyshime për interesa biznesore, keqpërdorim të fondeve publike dhe përfitim nga pronat komunale në Mitrovicën e Veriut

Adrijana Hoxhiq dhe lidhjet me Milan Radoiçiçin: Dyshime për interesa biznesore, keqpërdorim të fondeve publike dhe përfitim nga pronat komunale në Mitrovicën e Veriut

Erëra të forta të dielën në Prishtinë, komuna del me udhëzime për qytetarët

IHMK paralajmëron erëra të forta të enjten, thirrje për kujdes

KQZ miraton propozimin për hapjen e kutive postare për votim jashtë Kosovës

Supremja shfuqizon rregulloren e KQZ-së për ndryshimin e organizimit të brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës

Të dyshuarit për vepra kriminale i sekuestrohen mbi 10 milionë euro pasuri

Të dyshuarit për vepra kriminale i sekuestrohen mbi 10 milionë euro pasuri

Aktakuzë ndaj tre personave për shitblerje të rreth dy kilogramëve heroinë

Aktakuzë ndaj tre personave për shitblerje të rreth dy kilogramëve heroinë

Adrijana Hoxhiq dhe lidhjet me Milan Radoiçiçin: Dyshime për interesa biznesore, keqpërdorim të fondeve publike dhe përfitim nga pronat komunale në Mitrovicën e Veriut

Adrijana Hoxhiq dhe lidhjet me Milan Radoiçiçin: Dyshime për interesa biznesore, keqpërdorim të fondeve publike dhe përfitim nga pronat komunale në Mitrovicën e Veriut

Shiroka-Pula takohet me ambasadorin e Japonisë, diskutojnë thellimin e bashkëpunimit

Shiroka-Pula takohet me ambasadorin e Japonisë, diskutojnë thellimin e bashkëpunimit

Haziri: Haga dhe Dhomat e Specializuara u vendosën për shkak të pengimit të drejtësisë dhe dëshmitarëve

Haziri: Haga dhe Dhomat e Specializuara u vendosën për shkak të pengimit të drejtësisë dhe dëshmitarëve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën