Mbreti saudit Salman bin Abdulaziz lëshoi një dekret mbretëror duke zëvendësuar Fahd Al-Salman si komandant të Forcave të Përbashkëta, të cilat menaxhojnë dhe koordinojnë operacionet e koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite në Jemen.
Sipas dekretit, Al-Salman u emërua këshilltar i ministrit të mbrojtjes për çështjet ushtarake, dhe Fayyad Al-Ruwaili do të marrë përsipër detyrat e tij si komandant i Forcave të Përbashkëta, ndërsa do të vazhdojë të shërbejë si shef i shtabit të përgjithshëm, raportoi Agjencia Saudite e Shtypit (SPA), citon Anadolu.
Mbreti lëshoi urdhrin me rekomandimin e Ministrit të Mbrojtjes, Princit Khalid bin Salman, dhe pasi shqyrtoi rregulloret që rregullojnë shërbimin e oficerëve ushtarakë dhe urdhrat përkatës mbretërorë, tha agjencia.
Riorganizimi vjen në mes të një përshkallëzimi të sulmeve mes Huthëve të Jemenit dhe Arabisë Saudite që nga korriku.









