TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

I akuzuari për krime lufte, Jusuf Shujak: Po të isha fajtor nuk do isha kthyer në Gjakovë

by Tëvë1
15 minuta ago
0
A A
I akuzuari për krime lufte, Jusuf Shujak: Po të isha fajtor nuk do isha kthyer në Gjakovë

I akuzuari për krime lufte Jusuf Shujak doli sot para trupit gjykues për të dhënë mbrojtjen e tij.

Shujak gjatë deklaratës së tij tha se po të ishte kriminel lufte nuk do kthehej me familjen e tij në Gjakovë.

“Po të isha unë kriminel lufte, asnjëherë nuk do të kthehesha në familjen time e në Gjakovë. Por, kisha shkuar diku atje në Serbi. Mirëpo, jam kthyer në faqe të bardhë, me duar të pastra para Zotit dhe para Allahut. Asnjëherë s’kam qenë kriminel”, theksoi Shujak.

Ai ndër të tjera shpjegoi se ishtë shpërngulur në Mal të Zi gjatë vitit 1999 ndërsa prindërit i kishin mbetur në Gjakovë dhe nuk kishin pasur problem me askënd.

“Në shtator të 1999 jemi kthy në Gjakovë. Probleme s’kemi pas nga askush,  fqinjët kanë qenë të mirë, asnjëherë s’kena pas probleme me ta. Fqinji i parë ka qenë UÇK, ka pasur bashkëshorten nga Shqipëria, ka ardhur cdo ditë te ne, të na vizitojë nëse kemi nevojë për ndihmë”, ka thënë Shujak.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, më 24 janar 2025, i pandehuri Jusuf Shujak akuzohet se gjatë përiudhës kohore 1989-1999, në Gjakovë, gjatë kohës së luftës në Kosovë, në bashkëkryerje me pjesëtarë tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, me dashje shkel rregullat e të drejtës ndërkombëtare kundër personave civilë, konkretisht neni 3 të Konventës së Katërt të Gjenevës dhe nenin 4 të Protokollit shtesë II, duke kryer vrasje, dëbim dhe shkatërrime të pasurisë së lujatshme dhe të palujatshme të popullatës civile.

Sipas dispozitivit të parë të aktakuzës, i akuzuari Shujak, më 10 maj 1999, së bashku me pjestarë të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, të unifromuar dhe të armatosur dhe të ndarë në grupe të ndryshme, hyjnë në shtëpinë e M.D., në të cilin ishin duke qëndruar vetëm M., B.D., bashkëshortja e tij, një fëmijë dhe dy të zhvendosur, C.H., e I.L., të cilët ishin të strehuar përkohësisht, i urdhërojnë që të dalin jashtë, përpos M.D., i cili kishte mbetur brenda shtëpisë. Me të dalë në oborr, policët serbë i ndalojnë C.H, dhe I.L., duke ua kërkuar letërnjoftimet dhe më pas ju drejtohen me fjalët “ah ju qenkeni UÇK” dhe menjëherë kishin shtënë në drejtim të tyre duke i vrarë që të dy. Kurse një polic tjetër, hyn brenda shtëpisë, ku kishte qenë edhe M.D., duke qëlluar me armë dhe duke e vrarë.

Gjithmonë sipas aktakuzës, në dispozitivin e dytë thuhet që në kohën dhe vendin e përshkruar si në dispoztivin e parë, forcat policore dhe ushtarake serbe, me dhunë dhe nën kërcënimin e armëve, dëbuan nga shtëpitë e tyre familjen Dyla, në atë mënyrë që në ditën e incidentit derisa pjestarët e forcave policore dhe ushtarake serbe kishin hyrë në shtëpin e M.D., duke lënë të vrarë atë dhe dy persona të tjerë, ndërsa pjesën tjetër të familjes i detyruan që të largohen nga shtëpia e tyre dhe t’ju bashkohen kolonave të banorëve civilë të nacionalitetit shqiptarë dhe nacionaliteteve tjera, dhe me dhunë të largohen nga Gjakova.

Kurse, në dispozitivin e tretë të aktakuzës thuhet që i pandehuri Shujak së bashku me forcat policore dhe ushtarake serbe, plaçkitën dhe shkatrruan pasurinë e familjes Dyla, në atë mënyrë që në ditën e incidentit, pasi që vranë dhe dëbuan viktimat të përshkruara si në dispozitivin e parë dhe të dytë të kësaj aktakuze, fillimisht plaçkitën shtëpinë e familjes Dyla, dhe disa shtëpi të tjera përreth saj dhe në fund i dogjën ato, duke iu shkaktuar kështu viktimave dëm shumë të madh material. /teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ulja e temperaturave, Qeveria thirrje për kursim të energjisë

Qeveria shpall masa emergjente për furnizimin me energji elektrike, për 60 ditë

Nagavci reagon ndaj interpretimit të këngës nacionaliste serbe në Forumin e Zgjerimit të BE-së

Nagavci reagon ndaj interpretimit të këngës nacionaliste serbe në Forumin e Zgjerimit të BE-së

Qeveria e Kosovës ndalon tregtimin e energjisë elektrike me kompani serbe

Qeveria e Kosovës ndalon tregtimin e energjisë elektrike me kompani serbe

Haxhiu kërkon hetime ndaj zyrtarëve të përfshirë në rastin e Arlinda Zekajt

Haxhiu: Presim sqarim nga Komisioni Evropian për këtë përzgjedhje të papërgjegjshme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën