Policia e Durrësit kanë arrestuar në flagrancë dy shtetas dhe ka proceduar penalisht në gjendje të lirë nëntë të tjerë, pas një incidenti të ndodhur të premten në zonën e Kamerasit, ku u qëllua me vezë në drejtim të eskortës së kryeministrit Rama në drejtim të Gjirit të Lalzit ku u mbajt edhe Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste.
Sipas informacionit të policisë, më 14 nëntor 2026, rreth orës 10:00, në fshatin Kameras, në aksin rrugor Maminas–Gjiri i Lalzit, një grup personash ka tentuar të bllokojë rrugën dhe ka hedhur vezë e sende të forta në drejtim të automjeteve të personaliteteve të larta shtetërore.
Për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” janë arrestuar në flagrancë E. L., 28 vjeç, dhe A. D., 37 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Ndërsa për veprën penale “Prishja e qetësisë publike” janë proceduar penalisht në gjendje të lirë: E. P. (33 vjeçe), D. G. (50 vjeç), O. D. (34 vjeç), M. C. (28 vjeçe), L. A. (24 vjeçe), I. R. (31 vjeç), N. S. (23 vjeçe) dhe J. S. (25 vjeçe), të tetë banues në Tiranë, si dhe I. Ll. (27 vjeç), banues në Fier.
Ndërkaq, materialet procedurale janë dërguar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, e cila do të vazhdojë me hetimet.




