Dyert e kësaj shtëpie, trokitën rrallë herë.
Kjo meqë brenda saj, jetojnë dy banorët e vetëm të fshatit Vërnakollë të Vitisë.
Janë këta çifti Tuniq që prej vitesh jetojnë në këtë shtëpi.
Por, as kjo, shtojnë se nuk është pronë e tyre.
“Ky oborr nuk është i imi. Askush nuk më ndihmon veç pensionin e pleqërisë që po e marr, asnjëherë nuk kane qenë më na shikua këtu që 25 vjet nuk ka qenë kryetari me na pa neve”, tha Frana Tuniq, kryefamiljar.
Si të ardhur të vetme, Frana Tuniq thotë se kanë pensionin e pleqërisë.
E përveç kushteve të rënda ekonomike, burre e grua, po përballen edhe me probleme shëndetësore.
“Kam nevojë me ardh mjeku, me më kontrolluar mua dhe gruan, më më lëshua pare më shumë shteti se jam lig. Po edhe nëse jam shëndosh le të më shikon, unë jam keq prej bruhit, nga koka, nga sinuset dhe gruaj shumë e sëmurë është. Pare për tabletë po më duhen se lig jam. Kur është lig njeriu nuk mundet me flejt as në krevat as me ecë as me punua. Unë shumë po pijë barna në ditë edhe gruaja tre paketa në ditë, 60 tableta në ditë edhe natën kur nuk mundem pijë”, theksoi Tuniq.
Por, si mbijetojnë dy të moshuarit, në një fshat pa dyqane dhe shërbime shëndetësore?
Për t’i siguruar këto, sipas kryefamiljarit, duhet bërë shumë kilometra.
“Ujë atje po shkoj, po e paguaj ndonjë person kush ka kerr, po i mbushi shishet. Kur po shkoj në Viti, ndonjëherë po paguaj taksi me ardh deri këtu me sjellë, unë po blejë kur kam pare. Po ne po harxhojmë në tableta shumë e pastaj nuk po më dalin parat me honger e me pi”, sqaroi Tuniq.
Tuniq, ka një kërkesë për gjithë bamirësit.
“Për shtëpi, për tableta jemi zor ne, shpijë hiç nuk kemi në oborrin tjetër shtëpia ka ra, jam në vendin e huaj”, pohon ai.
Ndryshe, ky fshat malor i Komunës së Vitisë, dikur ishte i banuar nga komuniteti kroat i Kosovës.
Ndërsa sipas Tuniq, në të kaluarën Vërnakolla kishte rreth 700 shtëpi të banuara.






