Kosova po merr pjesë në Konferencën e 48-të Ministrore të Frankofonisë (CMF), e cila po mbahet në Phnom Penh të Kamboxhias.
Vendin në këtë konferencë po e përfaqëson zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.
Sipas njoftimit, pjesëmarrja në këtë konferencë riafirmon përkushtimin e Kosovës ndaj vlerave të Frankofonisë, promovimit të dialogut shumëpalësh, paqes dhe bashkëpunimit ndërmjet shteteve dhe popujve.
Po ashtu, kjo pjesëmarrje synon forcimin e pozitës së Kosovës në raport me Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë (OIF), si dhe rritjen e kontributit të vendit në nismat dhe aktivitetet e saj./teve1.info./




