Komandanti i KFOR-it zhvillon takim me gjeneralin e ushtrisë letoneze në Prishtinë
Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Roberto Vergori, ka pritur në takim gjeneral brigade Gunārs Kauliņš nga Forcat e Armatosura Kombëtare të Letonisë.
Takimi është zhvilluar në kampin “Film City” në Prishtinë, ku është diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet NATO-s dhe partnerëve të saj, si dhe për angazhimin e përbashkët në kuadër të misionit të KFOR-it.
Përmes një njoftimi, KFOR-i ka bërë të ditur se takimi riafirmoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe përkushtimin e përbashkët për ruajtjen e sigurisë në Kosovë.
Misioni i NATO-s ka ritheksuar se do të vazhdojë angazhimin për të garantuar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, pa dallime dhe në mënyrë të paanshme.







