TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ndahen 10 milionë euro për skemën ‘Qeveria për familjet’

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Qeveria e Kosovës mban mbledhje

Nëpërmjet kësaj mase synohet që çdo familje të ketë së paku një të punësuar.

Për gjashtë muaj ekzekutivi do t’i subvencionojë bizneset deri në 70 % të pagës për çdo të punësuar që vjen nga familjet që aktualisht nuk e kanë asnjë anëtar në punë.

Megjithatë njohës të ekonomisë nuk po e shohin këtë masë si vendim të duhur.

Ekonomisti, Muhamet Spahiu vlerëson se me 10 milionë euro mund të mbulohen pagat vetëm për një muaj.

“Nëse i kanë nda veç 10 milionë për këtë masë unë mendoj që është shumë e pamjaftueshme për shkak se vetëm një kategori sociale, pra veç ata që marrin asistencë sociale janë mbi 25 mijë familje. Tash 25 mijë familje me një pagë mesatare prej 400 euro bëjnë 10 milionë euro vetëm për një muaj”, tha Spahiu.

Ndërkaq profesori i ekonomisë, Ermal Lubishtani thotë se ka dilema nëse masa është e qëndrueshme teksa alarmon për mundësinë e keqpërdorimeve vetëm që të përfitohet nga kjo masë.

“Është një periudhë shumë e shkurtë, është 6 mujore. E dyta, kriteret aty janë që të paktën një familje të ketë një të punësuar, tash frika ime është që ka me u rrit numri i familjeve në njëfarë forme, që të krijohen më shumë familje që të themi se jemi asnjë anëtar i punësuar, prandaj duhet të përfitojmë prej kësaj mase. Nëse në fazën që po operojnë tash bizneset, nëse ata kanë nevojë për një punëtor shtesë unë jam i gatshëm që ata mund ta punësojnë pa një masë të tillë”, tha ai.

Personat që duhet të përfitojnë nga kjo masë duhet të regjistrohen si të papunë në Agjencinë Qendrore të Punësimit, teksa subvencionimi do të bëhet për 6 muaj rresht.

Raporti i gazetarit Gojart Jashari.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sot akademi përkujtimore për Betejën e Koshares dhe heroin Sali Çekaj

Sot akademi përkujtimore për Betejën e Koshares dhe heroin Sali Çekaj

13 vjet nga marrëveshja e parë Kosovë-Serbi në Bruksel

13 vjet nga marrëveshja e parë Kosovë-Serbi në Bruksel

E diela me diell, vranësira dhe reshje shiu

Moti sot me diell, temperatura deri në 23 gradë Celsius

Sa është vend i sigurt Kosova për investime?

Kosova lider në Ballkan për rritjen e investimeve të huaja në 2025

Kurti në Barcelonë takohet me liderë progresistë për bashkëpunim global

Kurti në Barcelonë takohet me liderë progresistë për bashkëpunim global

Hoxha ia përmend Gjuriqit njohjen e Kosovës: Dialogu e vetmja rrugë drejt normalizimit

Hoxha ia përmend Gjuriqit njohjen e Kosovës: Dialogu e vetmja rrugë drejt normalizimit

Gara shpejtësie në Ferizaj, ndëshkohen dy shoferë të rinj me gjobë dhe ndalim drejtimi për 12 muaj

Gara shpejtësie në Ferizaj, ndëshkohen dy shoferë të rinj me gjobë dhe ndalim drejtimi për 12 muaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën