Avokati Hasan Shala ka deklaruar se dy partitë politike që kanë miratuar Ligjin për Dhomat e Specializuara, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, ende nuk kanë arritur marrëveshje për hapat e mëtejmë lidhur me këtë ligj.
“Këto parti ende nuk e kanë arritur marrëveshjen dhe po bëhen këto lojëra politike në Kuvend. Nuk ka kuorum, por në momentin kur arrihet marrëveshja, sigurisht që do të bëhet kuorumi”, ka deklaruar Shala për emisionin “Info Nata” në Tëvë1.
Shala ka thënë se nëse synohet hartimi i një ligji të ri, atëherë procesi duhet të nisë nga zeroja.
“Nëse duan të nxjerrin një ligj të tillë, atëherë duhet të fillojnë nga zeroja”, ka theksuar ai.
Duke folur për situatën aktuale, Shala e ka cilësuar atë si problematike, duke përmendur mungesën e besimit dhe mirëkuptimit ndërmjet partive politike.
“Partitë politike gjithmonë kanë pasur pabesi ndaj njëra-tjetrës dhe nuk kanë pasur mirëkuptim. Andaj këtu po shihen ato lojëra”, vlerësoi Shala.







