TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mungesa e kuorumit pamundëson miratimin e rezolutës së PDK-së për furnizimin me barna esenciale

by teve1
11 minuta ago
0
A A
Mungesa e kuorumit pamundëson miratimin e rezolutës së PDK-së për furnizimin me barna esenciale

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur ta miratojë rezolutën që synonte të adresonte mungesën e barnave esenciale për pacientët onkologjikë, ndonëse shumica e deputetëve që morën pjesë në votim e mbështetën atë.

Nga 63 deputetë të pranishëm, 42 votuan pro rezolutës, ndërsa dy abstenuan.

Megjithatë, për miratimin e saj nuk u sigurua kuorumi i nevojshëm.

Nisma ishte paraqitur nga deputetja e PDK-së, Sala Jashari, e cila kërkoi angazhim konkret të institucioneve përgjegjëse për të shmangur mungesat e barnave dhe ndërprerjen e trajtimit të pacientëve.

Përmes rezolutës, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) u kërkohej të ndërmerrnin masa urgjente për të garantuar furnizim të vazhdueshëm me barna esenciale, me theks të veçantë te terapitë për pacientët me sëmundje onkologjike.

Një nga kërkesat kryesore ishte që Ministria e Shëndetësisë, brenda 15 ditësh nga miratimi i rezolutës, t’i dorëzonte Kuvendit një raport për gjendjen e furnizimit me barna onkologjike në periudhën 1 janar – 22 tetor 2026.

Në këtë raport do të duhej të përfshiheshin emrat e barnave që kanë munguar, periudhat e mungesave, numri i pacientëve të prekur, arsyet që kanë çuar në këto situata, si dhe ecuria e procedurave të prokurimit.

Propozimi përfshinte edhe vendosjen e një sistemi paralajmërimi për mungesat e mundshme, si dhe caktimin e rezervave minimale për barnat kritike, në mënyrë që institucionet të mund të vepronin me kohë për sigurimin e tyre.

Gjithashtu, Ministrisë së Shëndetësisë i kërkohej që brenda 30 ditësh të shqyrtonte mundësitë ligjore dhe financiare për rimbursimin e pacientëve që kanë paguar nga xhepi i tyre për barnat esenciale, të cilat nuk kanë qenë në dispozicion në institucionet publike.

Në dokument ishte përfshirë edhe kërkesa për të identifikuar përgjegjësitë institucionale lidhur me problemet në planifikimin dhe furnizimin me barna, përfshirë palbociklibin dhe bleomicinën, mungesat e të cilave janë evidentuar gjatë vitit 2026.

Ndër kërkesat e tjera ishte publikimi i vazhdueshëm i gjendjes së rezervave të barnave në Klinikën e Onkologjisë, përfshirë paralajmërimet për mungesat e pritshme dhe afatet e furnizimit.

Mbikëqyrja e zbatimit të masave të parapara në rezolutë do t’i takonte Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, i cili do të duhej të raportonte në Kuvend brenda 60 ditësh./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Drenas

Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Drenas

Përfshihet nga zjarri një lokal në lagjen Ulpiana të Prishtinës

Përfshihet nga zjarri një lokal në lagjen Ulpiana të Prishtinës

Një muaj arrest shtëpiak për zyrtarin e arkivit që dyshohet për keqpërdorim detyre

Një muaj arrest shtëpiak për zyrtarin e arkivit që dyshohet për keqpërdorim detyre

Gërvalla pas dekretimit të Ligjit për Byronë: Pasuria e pajustifikueshme s’mund të fshihet më pas pushtetit

Gërvalla pas dekretimit të Ligjit për Byronë: Pasuria e pajustifikueshme s’mund të fshihet më pas pushtetit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën