TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Reshitaj kritikon gjendjen në shëndetësi: Pacientët presin me muaj për trajtim, mungojnë barnat dhe materialet mjekësore

by Tëvë1
20 minuta ago
0
A A
Reshitaj kritikon gjendjen në shëndetësi: Pacientët presin me muaj për trajtim, mungojnë barnat dhe materialet mjekësore

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Albena Reshitaj, ka kritikuar ashpër gjendjen në sistemin shëndetësor në Kosovë, duke ngritur shqetësime për mungesën e barnave onkologjike, listat e gjata të pritjes dhe mungesën e materialeve të nevojshme për trajtimin e pacientëve.

Gjatë interpelancës me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, në Kuvendin e Kosovës, Reshitaj ka thënë se rezultatet e sistemit shëndetësor nuk duhet të maten përmes fotografive të objekteve të rinovuara apo pajisjeve mjekësore, por përmes shërbimeve që marrin qytetarët.

“Qeveria nuk mund të masë suksesin me fotografi të objekteve të rinovuara, me aparatura para kamerave apo edhe konferenca për investime. Suksesi matet te pacienti, te qytetari që ka nevojë për mjekë, diagnozë, për terapi të duhur dhe në kohën e duhur”, deklaroi ajo.

Deputetja e LDK-së ka theksuar se problemet janë të pranishme në të gjitha nivelet e sistemit shëndetësor, nga kujdesi parësor deri te Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK).

Ajo ka kritikuar edhe mungesën e investimeve dhe angazhimit për mjekësinë familjare, duke e cilësuar këtë sektor si bazë të sistemit shëndetësor.

“Ministria nuk mund të flasë për reforma të qëndrueshme, kur baza e sistemit vazhdon të jetë e dobët. Qytetari që nesër mund të jetë pacient me një sëmundje malinje, takimin e parë e ka me mjekun familjar, prandaj kujdesi parësor shëndetësor është themeli i shëndetësisë”, u shpreh Reshitaj.

Ajo ka ngritur shqetësimin edhe për numrin e madh të pacientëve që presin për trajtim në QKUK. Sipas të dhënave që prezantoi, në fund të vitit 2026, në 16 klinika të këtij institucioni ishin 12 mijë e 19 pacientë në listat e pritjes.

“Në fund të vitit 2026, vetëm në 16 klinika të QKUK-së, 12 mijë e 19 pacientë ishin në listat e pritjes dhe, siç e dini, vazhdojnë deklaratat e mjekëve të cilët thonë se për shkak të pritjeve të stërzgjatura, pacientëve po u përkeqësohet gjendja shëndetësore. Kush mori deri sot përgjegjësi që kanë pritur me muaj e vite të tëra për një trajtim shëndetësor?”, pyeti ajo.

Reshitaj ka përmendur edhe rastet kur pacientëve u është kërkuar të sigurojnë vetë materialet e nevojshme për operacione në spitalet publike, si dhe mungesën e elektroliteve, analizave hormonale, profilit lipidik dhe tumor markerëve.

“Si është e mundur që pas kaq vitesh pushtet dhe me një buxhet afër dy miliardë euro për shëndetësi, pacienti ende të detyrohet t’i blejë materialet për operacion në spitalin publik?”, deklaroi deputetja.

Një pjesë të rëndësishme të fjalës së saj ia kushtoi edhe mungesës së terapisë për pacientët me sëmundje malinje. Ajo përmendi rastin e pacientëve me kancer metastatik, të cilët, sipas saj, në korrik kishin mbetur tre muaj pa barin palbociclib.

“Në Onkologji, përgjegjësia bëhet edhe më e rëndë, edhe gjatë këtij viti janë dokumentuar mungesa të terapisë kundër kancerit. Në korrik, pacientët me kancer metastatik kishin mbetur tre muaj pa palbociclib”, tha Reshitaj.

Ajo shtoi se mungesa e këtij medikamenti ishte konfirmuar edhe pas reagimit publik të një pacienti, i cili kishte deklaruar se terapinë e kishte blerë vetë. Sipas saj, drejtori kishte bërë të ditur se furnizimi me terapi ishte vonuar nga shtatë deri në nëntë javë.

Duke iu drejtuar ministrit Vitia, Reshitaj tha se mungesa e barnave jetike nuk mund të arsyetohet vetëm me procedura administrative dhe probleme me operatorët ekonomikë.

“Qeveria s’mund të arsyetohet me procedura, me porosi, operatorë ekonomikë. I nderuar ministër, s’po flasim për porosi të ëmbëlsirave, po flasim për ilaçe, barna jetike për qytetarët e Kosovës. Shtatë deri në nëntë javë nuk janë thjesht vonesë administrative. Mund të jenë javë vendimtare për jetën e tyre”, u shpreh ajo.

Në fund, deputetja ngriti edhe çështjen e mungesës së materialeve në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK, duke përmendur rastin e marsit 2026, kur nga Spitali i Prizrenit ishin marrë 231 stenta, 130 kateterë diagnostifikues dhe 115 balona për nevojat e kësaj klinike.

Reshitaj e cilësoi këtë situatë si dështim menaxherial dhe kërkoi përgjegjësi për gjendjen në sistemin shëndetësor.

“Në mars 2026, për shkak të mungesës së materialeve në Kardiologji, QKUK-ja mori nga Spitali i Prizrenit 231 stenta, 130 kateterë diagnostifikues dhe 115 balona. Tani më thoni, a nuk është ky dështim menaxherial?”, përfundoi ajo.

Tags: Albena ReshitajLDKTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Paralajmërime për erëra të forta, Komuna e Prishtinës apelon për kujdes gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes

Paralajmërime për erëra të forta, Komuna e Prishtinës apelon për kujdes gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes

Dogana zbulon 150 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë

Dogana zbulon 150 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë

Erërat e forta shkaktojnë dëme edhe në Istog, preket edhe një biznes

Erërat e forta shkaktojnë dëme edhe në Istog, preket edhe një biznes

Ismaili kritikon gjendjen në shëndetësi: Pacientët rrezikojnë të varfërohen për shkak të kostos së trajtimit

Ismaili kritikon gjendjen në shëndetësi: Pacientët rrezikojnë të varfërohen për shkak të kostos së trajtimit

Paralajmërime për erëra të forta, Komuna e Prishtinës apelon për kujdes gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes

Paralajmërime për erëra të forta, Komuna e Prishtinës apelon për kujdes gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes

Dogana zbulon 150 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë

Dogana zbulon 150 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë

Reshitaj kritikon gjendjen në shëndetësi: Pacientët presin me muaj për trajtim, mungojnë barnat dhe materialet mjekësore

Reshitaj kritikon gjendjen në shëndetësi: Pacientët presin me muaj për trajtim, mungojnë barnat dhe materialet mjekësore

Erërat e forta shkaktojnë dëme edhe në Istog, preket edhe një biznes

Erërat e forta shkaktojnë dëme edhe në Istog, preket edhe një biznes

Pocchetino zyrtarizohet trajner i ri i Manchester Unitedit

Pocchetino zyrtarizohet trajner i ri i Manchester Unitedit

Ismaili kritikon gjendjen në shëndetësi: Pacientët rrezikojnë të varfërohen për shkak të kostos së trajtimit

Ismaili kritikon gjendjen në shëndetësi: Pacientët rrezikojnë të varfërohen për shkak të kostos së trajtimit

Ylber Ramadani, mungesa e madhe e Shqipërisë ndaj Bjellorusisë

Ylber Ramadani, mungesa e madhe e Shqipërisë ndaj Bjellorusisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën