Një rast i lëndimit të rëndë trupor është raportuar në fshatin Arllat të Drenasit, ku një i mitur dyshohet se ka sulmuar fizikisht një bashkëmoshatar.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 10 nëntor, rreth orës 09:00, pas një mosmarrëveshjeje mes dy të miturve.
Si pasojë e sulmit, viktima ka marrë tretman mjekësor.
Ndërkaq, i dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si lëndim i rëndë trupor.




