TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ymeri ngre shqetësime për 777 punësimet në KEK gjatë vitit 2025: Punëtorët e rinj nuk po punojnë në prodhim

by Tëvë1
16 minuta ago
0
A A
Ymeri ngre shqetësime për 777 punësimet në KEK gjatë vitit 2025: Punëtorët e rinj nuk po punojnë në prodhim

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka kritikuar menaxhimin e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), duke pretenduar se gjatë vitit 2025 në këtë ndërmarrje janë punësuar 777 punëtorë të rinj.

Përmes një reagimi publik, Ymeri ka vënë në pikëpyetje mënyrën e realizimit të këtyre punësimeve, duke i cilësuar ato si një lloj “llotarie” politike. Sipas saj, këto punësime kanë ndikuar edhe në rezultatet zgjedhore në Obiliq dhe Fushë Kosovë.

Ajo ka bërë të ditur se ka pranuar ankesa nga punëtorët e vjetër të KEK-ut, të cilët, sipas saj, kanë shprehur shqetësime për mungesën e punëtorëve aktivë në sektorin e prodhimit, pavarësisht rekrutimeve të reja.

“Nuk kemi punëtorë në prodhim, sepse punëtorët e pranuar nga Vetëvendosja nuk punojnë, janë bossa”, ka cituar Ymeri një ankesë që thotë se e ka marrë nga punëtorët e ndërmarrjes.

Deputetja ka ngritur gjithashtu shqetësime për vdekjen e katër personave në KEK gjatë këtij viti, si dhe për grevat e organizuara nga punëtorët. Ajo ka kritikuar atë që e konsideron mungesë të interesimit të Lëvizjes Vetëvendosje për gjendjen në këtë ndërmarrje.

Në reagimin e saj, Ymeri ka kritikuar edhe atë që e cilëson si shfrytëzim të punës së punëtorëve dhe të taksave të qytetarëve, duke bërë njëkohësisht edhe një aludim për pushime në Paris.

“Nuk është kjo shembje e shtetit dhe pirje e djersës së punëtorit?!”, ka përfunduar Ymeri reagimin e saj./teve1.info/

Tags: Janina YmeriKEKLDKTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

KEK nis startimin e njësisë A4 në Termocentralin Kosova A, procesi pritet të zgjasë deri në katër orë

KEK nis startimin e njësisë A4 në Termocentralin Kosova A, procesi pritet të zgjasë deri në katër orë

Policia e Kosovës tregon versionin e saj për rastin e 27-vjeçarit

Policia sekuestron dokumente të dyshuara të strukturave paralele serbe në Bërnjak

Kurti takohet me kryeministrin britanik Andy Burnham në Dublin

Kurti takohet me kryeministrin britanik Andy Burnham në Dublin

MASh ndan 80 bursa për nxënësit e shkollave të mesme profesionale

MASh ndan 80 bursa për nxënësit e shkollave të mesme profesionale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën